Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, në një intervistë për emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka ofruar një analizë të detajuar mbi situatën gjeopolitike në rajon dhe më gjerë.
Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është “mjeshtër i lojës në dy karrige,” duke mbajtur marrëdhënie të mira si me Perëndimin ashtu edhe me Rusinë dhe Boshtin e së Keqes (Rusia, Irani, Kina, Koreja e Veriut).
Megjithatë, Musliu theksoi se Perëndimi është i vetëdijshëm për këtë lojë të dyfishtë dhe vazhdon ta joshë Serbinë me qëllim që ta tërheqë nga ndikimi rus.
Musliu vuri në dukje se NATO ka interes që Serbia të anëtarësohet në aleancë, gjë që do të përkufizonte ndikimin rus në Evropë.
Sipas tij, Vuçiqi përfiton nga të dyja palët, por një luftë hibride e zhvilluar nga Rusia përmes Serbisë mbetet një kërcënim serioz, veçanërisht në Mal të Zi ku ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Ruse është i dukshëm.
Lidhur me Kosovën, Musliu paralajmëroi për rrezikun e dezinformatave dhe lajmeve të rreme gjatë periudhave të ndjeshme, veçanërisht me zgjedhjet e ardhshme.
Ai vuri theksin në nevojën për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse kundër propagandës dhe luftës hibride ruse.
“Lufta hibride ruse ia ka filluar që moti ka me dekada dhe shpeshherë nuk kushton asgjë. Domethënë, përdorin idiotët e dobishëm për t’i përhapur lajmet të rreme e që pastaj edhe bëhen çështje. Por, Kosova gjer më tash ka ngritur disa kapacitete, por që nuk është e mjaftueshme. Duhet të ngrisim kapacitetet për mbrojtje nga propaganda, nga lufta hibride dhe të gjitha trajtat e saj, të ngrisim kapacitetet qeveritare, por edhe civile nga OJQ-të e ndryshme që populli i Kosovës të vetëdijesohet dhe të mos bie pre e këtyre propagandave dhe luftës speciale që e bën Rusia nëpërmjet Serbisë”, shtoi ai.
Musliu u shpreh kundër kthimit të ish-policëve serbë që braktisën institucionet e Kosovës, duke theksuar se disa prej tyre kanë marrë pjesë në veprime terroriste dhe nuk duhet të rikthehen në pozita zyrtare.
“E dini, në fillim që në sulmin në Banjskë paraprakisht të gjithë policët serb e lanë vendin e punës, domethënë e lanë uniformën dhe tashmë Serbia kërkon që ata të kthehen, po natyrisht janë procedurat e shtetit, edhe aspektet ligjore, edhe konkurset edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, po ashtu edhe lista sepse ka dalë nga jeta politike, i braktisi institucionet e tjera e tjera. Dhe kjo është një gjë e pamundur, që ata të kthehen në institucionin e policisë prapë. Nuk ka ngjarë askund në botë do të ishte precedent. Një numër i caktuam i tyre ka marrë pjesë në sulmin terrorist në Kosovë”.
Sipas tij, çdo rekrutim i ri duhet të bëhet në mënyrë të rregullt dhe sipas procedurave ligjore të Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker