Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se aktakuza nuk është përgatitur nga Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj duke e cilësuar si të vonuar e njëherit duke kritikuar prokurorinë për intervistimin e Mihajlit.
Sulmi terrorist që pësoi pjesa veriore e vendit në shtator të vitit të kaluar, është përcjellur me kritika të shumta për vonesën e një ngritje të një aktakuze nga Prokuroria Speciale.
Ndonëse e njëjta u ngrit pak ditë pa u bërë një vit nga ngjarja, të pakënaqur përsëri mbetën anëtarë të partisë në pushtet.
Aktakuzën për Banjskën, deputeti Artan Abrashi e ka quajtur “super të vonuar” e njëherit, i kritikoi prokurorët special për intervistimin të një dite më parë të Dejona Mihalit.
”A e ka bë Prokuroria Speciale një aktakuzë SUPER TË VONUAR ndaj aktit terrorist në Banjskë, të kryesuar nga Radojçiqi? Tash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin. A e dini çfarë mesazhi është ky? Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate”, ka thënë Artan Abrashi, deputet i LVV-së.
Nga organizatat monitoruese, kjo po vlerësohet si ndërhyrje e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë nga partia në pushtet.
”Deklaratat e partisë në pushtet, ministrave apo kryeministrit direkt apo deputetëve të caktuar kundrejt punës së Prokurorisë janë deklarata të cilat janë të patolerueshme dhe janë deklarata të cilat nuk duhet të epen”, ka thënë Flamur Kabashi, hulumtues në IKD.
Për pretendimin e Abrashit për intervistimin e Mihalit, Kabashi vlerëson se një element i tillë nuk qëndron.
”Prokuroria i ka afatet e veta, i ka veprimet e veta brenda të cilave duhet të funksionoj dhe duhet veproj. Nuk besoj dhe nuk duhet assesi të jetë e lidhur me afatet e fushatës. për këtë arsye edhe në rastin konkret nuk besoj se ka ndodhur një gjë e tillë”, ka thënë Kabashi.
Por nga ana juridike, aktakuza vlerësohet të jetë bërë në kohë rekord.
”Për bindjen time profesionale, kjo aktakuzë është ngritur në afat rekord, i cili do duhej të vlerësohej si pozitiv kur kemi parasysh vëllimin dhe veprat e të akuzuarve, aq më tepër se aktakuzat gjithëherë e sidomos në rastin konkret, që është njëra ndër aktakuzat më të mira që hasim sidomos në veprime i së cilit të pandehur kërkohet të përshkruhet… Kjo punë nuk është punë e askujt tjetër përpos Prokurorisë”, ka thënë Florim Shefqeti, avokat.
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar një ditë më parë në Prokurorinë Speciale për tre orë.
Ndërkaq, një ditë pasi që bëhen një vit nga sulmi në Banjskë të Zveçanit, pritet që të nisë shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për këtë sulm. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker