Të gjithë dëshirojnë ta kthejnë shtëpinë një ambient më të rregullt dhe më të sistemuar, por jo gjithnjë është e mundur. Megjithatë, ka një metodë që të ndihmon të vendosësh rendin në shtëpinë tënde
“Ka shumë arsye pse rrëmuja ndihet më shumë në prag të çdo sezoni të ri stinor, pasi ju mund të keni lidhje sentimentale me artikuj të ndryshëm, ndaj dhe nuk e keni gjithmonë të lehtë që të hidhni gjërat,” thotë organizatorja profesioniste Katrina Hassan.
Në vitin 2022, një studim “University of Connecticut” zbuloi se duke kontrolluar rrëmujën në shtëpi, ju ulni stresin që vjen nga rrëmuja. Po nga ky studim u zbulua se njerëzit ishin më pak të acaruar dhe më produktivë kur bashkëvepronin në një mjedis të rregullt.
Çfarë është metoda “12-12-12” dhe si ta praktikoni atë?
Kjo është një strategji që përfshin tre hapa të thjeshtë: Gjetjen e 12 artikujve për t’i hedhur, 12 artikujve për t’i dhuruar dhe 12 artikuj për t’i mbajtur. E popullarizuar nga Joshua Becker, metoda është krijuar për të “punuar” më shumë në menaxhimin e këtij procesi përzgjedhës.
Ju mund ta praktikoni dhomë pas dhome duke zgjedhur 12 artikuj në secilën dhomë për t’i hedhur, për t’i dhuruar dhe për t’i riorganizuar.
Ekziston një renditje kryesore që ta keni më të lehtë sistemimin: Veshje, libra, dokumente dhe sende sentimentale, të cilat më pas mund t’i ndani në kategori të tjera.
“Përqendrimi në vetëm një kategori na ndihmon të mos ndihemi të mbingarkuar sepse jeni duke ndjekur një linjë që ju nxit që të mos lidheni shumë me objekte të caktuara që mund të jenë të dhurata, të blera etj. Të jesh në gjendje të ecësh përpara është me të vërtetë shumë e rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse metoda ju nxit që t’i lini gjërat sentimentale në fund,” përfundon Becker. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të shpëtoni nga rrëmuja në shtëpi me metodën “12-12-12”
Vazo nga paletat në tri nivele: Bëje vet ‘shtëpinë’ më të bukur për lule
Ndryshimi drastik i motit: Një qytet ku në mëngjes ishte -47 gradë, të nesërmen 9 gradë Celsius
“Nuk do të ketë më shkretëtirë atje”: Skena joreale në shkretëtirën më të madhe në Tokë!
Parking për zemrën
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo