LAJMI I FUNDIT:

​Diskriminimi ndaj shqiptarëve, më 23 shtator mbahet protestë në Preshevë

​Diskriminimi ndaj shqiptarëve, më 23 shtator mbahet protestë në Preshevë

Më 23 shtator, nga ora 13:00, në Preshevë do të zhvillohet protesta me moton “Marsho për identitet dhe dinjitet”.

Kjo protestë është njoftuar sot nga kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila bëri të ditur se marshi do të nisë nga stadiumi i qytetit dhe do të përfundojë në qendër të tij.

Sipas Sinanit, protesta organizohet në shenjë kundërshtimi ndaj diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që shqiptarët e Luginës së Preshevës po përjetojnë nga Serbia.


Ajo theksoi se protestuesit do të kërkojnë ndërprerjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohjen e diplomave, krijimin e mundësive për punësim, si dhe institucione të hapura për të gjithë.

“Le të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë dhe për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar!”, ka shkruar Sinani në një postim në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës

Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës

Lajme
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman

Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman

Politikë
Eskalon debati, Jezerci: Feja islame është imponuar me dhunë, është religjion që të ofendon

Eskalon debati, Jezerci: Feja islame është imponuar me dhunë, është religjion që të ofendon

Lajme
Detaje nga aksidenti në Gostivar, dy të vdekur dhe një i lënduar

Detaje nga aksidenti në Gostivar, dy të vdekur dhe një i lënduar

Lajme
Pas marrjes së Çmimit “M100 Media Award”, Osmani: Përfaqësoj një popull që ka luftuar - një Republikë që është shembull

Pas marrjes së Çmimit “M100 Media Award”, Osmani: Përfaqësoj një popull që ka luftuar - një Republikë që është shembull

Lajme
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka

Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka

Lajme
Kalo në kategori