LAJMI I FUNDIT:

Kanada pezullon lejet për shitjen e armëve në Izrael

Kanada pezullon lejet për shitjen e armëve në Izrael

Kanada ka pezulluar 30 leje për shitjen e armëve në Izrael dhe ka anuluar një kontratë me një kompani amerikane për t’i shitur ushtrisë izraelite municione të prodhuara në Quebec, ka njoftuar Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Melanie Joly.

Joly theksoi se qeveria nuk do të lejojë që municionet e prodhuara kanadeze – në këtë rast të prodhuara nga krahu kanadez i General Dynamics me bazë në SHBA – të shiten ose të dërgohen në vende të tjera për rishitje në Izrael.

Bëhet e ditur se lajmi u mirëprit nga Këshilli Kombëtar i Myslimanëve Kanadezë (NCCM), organizata më e madhe e advokimit mysliman në Kanada, shkruan AA, përcjell Telegrafi.


“Ministrja Joly dha një mesazh të qartë duke deklaruar se politika e Kanadasë për ndalimin e armëve ndaj Izraelit mbetet në fuqi”, deklaroi NCCM.

Ndryshe, shitja e armëve kanadeze nga një vend ndërmjetës për shitje në Izrael ka qenë një “mollë sherri”.

Joly tha se ky lloj transaksioni biznesi si ai i General Dynamics është shprehimisht i ndaluar.

“Sa i përket pyetjes në lidhje me General Dynamics, politika jonë është e qartë”, tha Joly.

“Ne nuk kemi asnjë armë apo pjesë armësh për t’i dërguar në Gaza. Nuk ka rëndësi se si po dërgohen dhe ku po dërgohen. Prandaj, pozicioni im është i qartë, pozicioni i qeverisë është i qartë dhe ne jemi në kontakt me General Dynamics”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca do t’i shes Serbisë aeroplanë me kapacitete të kufizuara luftarake - frikësohet se Beogradi mund t'i sulmojë anëtarët e NATO-s

Franca do t’i shes Serbisë aeroplanë me kapacitete të kufizuara luftarake - frikësohet se Beogradi mund t'i sulmojë anëtarët e NATO-s

Serbia
Harris reagon pasi Trumpi tha se nuk do të dalë në debatin e ri për president

Harris reagon pasi Trumpi tha se nuk do të dalë në debatin e ri për president

Amerika
Trump nuk pranon të dalë sërish në debat me Harrisin

Trump nuk pranon të dalë sërish në debat me Harrisin

Amerika
Ukrainasit publikojnë pamjet - momenti i rrëzimit të aeroplanit luftarak rus në vlerë 50 milionë dollarë mbi Detin e Zi

Ukrainasit publikojnë pamjet - momenti i rrëzimit të aeroplanit luftarak rus në vlerë 50 milionë dollarë mbi Detin e Zi

Botë
Trump këmbënguli se lufta e Rusisë duhet të përfundojë – por nuk tregoi nëse dëshiron që Ukraina të fitojë

Trump këmbënguli se lufta e Rusisë duhet të përfundojë – por nuk tregoi nëse dëshiron që Ukraina të fitojë

Botë
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Kalo në kategori