LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

AllWeb po afron me ritme të shpejta, dhe dy nga folësit që pritet të sjellin një frymë të re në konferencë janë Sirous Kavehercy dhe Lara Acosta.

Me përvoja unike dhe perspektiva të freskëta në fushën e komunikimit, inteligjencës artificiale dhe brandimit personal, këta dy profesionistë ofrojnë njohuri që çdo pjesëmarrës do të dëshirojë të marrë me vete.

Sirous Kavehercy: Frymëzim nga përvoja e një pioneri në teknologji

A keni menduar ndonjëherë si dukeshin ditët e para të internetit? Sirous Kavehercy, një nga emrat më të spikatur në inovacion dhe botën digjitale, ka qenë aty që nga fillimi. Që në vitet ’80, Sirous mësoi programim kur interneti ishte ende një koncept i largët, dhe sot është një nga ekspertët më me përvojë në botë në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe komunikimit global.

Në AllWeb 2024, Sirous do të na tregojë se si AI po ndryshon mënyrën se si udhëheqim dhe komunikojmë në botën diGJitale. Ai do të ndajë përvoja të vërteta nga karriera e tij ndërkombëtare, duke na dhënë një vizion të qartë të së ardhmes dixhitale.

Me një histori të pasur dhe rrëfime personale, prezantimi i tij do të jetë një udhëtim që nuk duhet humbur.

Përfitoni nga oferta Super Early Bird për të marrë biletën tuaj online me një çmim të reduktuar!

Lara Acosta: Krijuesja e markës tuaj personale në platformën nr. 1 për profesionistët

Nëse ndërtimi i një marke personale ju ka intriguar ndonjëherë, atëherë Lara Acosta është personi që duhet të dëgjoni. Konsideruar si krijuesja e përmbajtjes #1 në LinkedIn për vitin 2023, Lara është e njohur për strategjitë e saj praktike dhe të thjeshta për të ndërtuar një prani të fuqishme online. Ajo filloi karrierën e saj ndërsa ende studionte për master, duke themeluar LA Digital, një agjenci që ndihmon sipërmarrësit të ndërtojnë markën e tyre personale.

Sot, ajo ndihmon mijëra njerëz të shfrytëzojnë fuqinë e LinkedIn-it për të rritur ndikimin e tyre profesional dhe për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme. Në AllWeb, Lara do të ofrojë teknika të provuara për ndërtimin e markës personale dhe se si mund të shkëlqeni në LinkedIn.

Me strategjinë e saj “No fluff, just stuff”, Lara premton të ndajë vetëm ato metoda që funksionojnë me të vërtetë dhe që mund t’i implementoni menjëherë.

Përfitoni nga oferta Super Early Bird për të marrë biletën tuaj online me një çmim të reduktuar!

Me folës si Sirous Kavehercy dhe Lara Acosta, AllWeb ofron një kombinim unik të njohurive teknologjike dhe ekspertizës së branding-ut personal.

Kjo konferencë nuk është vetëm për ata që ndjekin trendet e fundit në teknologji dhe komunikim, por edhe për profesionistët që duan të kuptojnë se si mund të formojnë të ardhmen e tyre në një botë gjithnjë e më digjitale.

Nëse doni të dini sesi inteligjenca artificiale po transformon lidershipin ose si mund të ndërtoni një markë personale që shkelqen në LinkedIn, AllWeb është vendi ku duhet të jeni.

Përgatituni për një eksperiencë unike dhe frymëzuese që do t’ju lërë me njohuri të reja dhe energji për të përqafuar të ardhmen.

Përfitoni nga oferta Super Early Bird për të marrë biletën tuaj online me një çmim të reduktuar!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori