Zëdhënës i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dhënë hollësi për tërheqjen e letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, për moszbatim të Marrëveshjes së Ohrit.
Stano është pyetur se kur e ka njoftuar Serbia BE-në për tërheqjen e këtij qëndrimi dhe në çfarë mënyre Serbia e ka njoftuar BE-në.
“Përsëri, në emër të Bashkimit Evropian atë që tha përfaqësuesi special i BE-së në terren në Prishtinë javën e kaluar, kështu që nuk ka nevojë të përsëritet. Pse, kur, si, dhe nëse Serbia ka bërë diçka apo nuk ka bërë diçka, kjo u takon autoriteteve serbe që ta adresojnë këtë pyetje. Por, mund të përsëris se cili ishte qëndrimi, dhe qëndrimi i vazhdueshëm i Bashkimit Evropian që nga dita e parë pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit. Kjo është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme dhe të dyja palët kanë për detyrë ta zbatojnë atë. Kjo është fiksuar në një nga nenet e saj ku thuhet se kjo marrëveshje po bëhet pjesë e rrugës së tyre të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pra është ligjërisht e detyrueshme, është rënë dakord në Ohër dhe të dyja palët duhet të punojnë pa vonesa të mëtejshme për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Stano.
Stano ka insistuar se Serbia ashtu edhe Kosova kanë për detyrë të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit në të kundërtën, sipas tij, nuk do të mund të vazhdojnë në rrugën drejt BE-së.
“Nuk do ta përsëris atë që tashmë ka thënë përfaqësuesi special i BE-së, mund të theksoj vetëm atë që u kap në një numër komentesh të qëndrimeve të BE-së, përfshirë edhe nga shtetet anëtare, dhe është përfshirë edhe në konkluzionet evropiane, konkluzionet e Këshillit Evropian që si Serbia ashtu edhe Kosova ka për detyrë të zbatojë marrëveshjen e Ohrit dhe nëse nuk e bën, nuk do të mund të vazhdojë në rrugën drejt BE-së. Është shumë e qartë, kështu që për ne ky është dokumenti përfundimtar dhe detyrues sipas së drejtës ndërkombëtare për të dyja, për Kosovën dhe Serbinë, dhe nuk nevojiten hapa të mëtejshëm për ta zbatuar apo për t’u zbatuar, çfarë na duhet tani, dhe ky është një mesazh i përsëritur si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën, nga Brukseli, nga kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së dhe gjithashtu nga Uashingtoni, se ajo që duhet bërë tani është zbatimi. Sepse nëse nuk ka zbatim, epo, nuk do të ketë përparim në rrugën e anëtarësimit”, shtoi ai.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se Serbia ka tërhequr letrën dërguar bllokut vitin e kaluar, ku shprehte rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker