LAJMI I FUNDIT:

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Përplasjet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti janë bërë temë diskutimi mes analistëve politikë, të cilët theksojnë se ndryshimi i qasjes së tyre ndaj pushtetit mund të dëmtojë stabilitetin politik dhe të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme.

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve pse kanë ndryshuar qasjen e tyre që nga ardhja në pushtet.

Në RTV Dukagjini, Ymeri tha se nëse këta dy liderë e shohin njëri-tjetrin si armiqësor, kjo mund të jetë problem për shtetin.


Sipas Ymerit, Osmani dhe Kurti janë të prirur të mos e durojnë mendimin ndryshe dhe shpesh përfshihen në përplasje.

“Njëri prej tyre ose të dy duhet me dalë me shpjegu ku janë nda këto rrugë, pse e kanë një qasje tjetër karshi asaj që e kanë pas dje. Problemi është që në këtë rast, për shkak të karakterit të tyre, këtu te na mospajtimi është automatikisht armiqësi, kur Presidentja e kryeministri e shohin si armiqësor njëri-tjetrin, kjo është problem për republikën”, tha ai.

Ai gjithashtu vlerësoi se presidentja Osmani mund të dëmtojë elektoralisht kryeministrin Kurti në zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar se sulmet ndaj saj mund të intensifikohen.

“Të dy janë grindavecë, nuk munden me duru mendimin ndryshe, mendimi ndryshe për ta është armiqësim. Në këtë rast shumë më shumë duhet të flasim për kryeministrin se për presidenten për shkak të pushtetit që e ka. Kurti është më i pushtetshëm se Osmani në masat popullore, mendoj që niveli i popullaritetit nuk është krejt jomeritë e Osmanit. Mendoj që mospërkrahja e Osmanit për Kurtin do ta dëmtojë ata elektoralisht. Niveli i këtij dëmtimi, i perceptuar nga LVV do të jetë korrespodues me egërsinë ndaj sulmeve për Vjosën në të ardhmen, të tilla do të ketë, vetëm kur ia nisin e si ia nisin”, tha ai.

Në diskutim, analisti Imer Mushkolaj tha se reagimi i fundit i Osmanit është simbolik dhe se Presidentja po distancohet nga disa përgjegjësi për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Mushkolaj theksoi se ky qëndrim i saj mund të lidhet me sinjale që ajo nuk do të zgjidhet për një mandat të dytë.

Analisti Ylli Hoxha shtoi se përplasjet midis presidentes dhe kryeministrit po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Ai veçoi kritikat e Osmanit ndaj qeverisë për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se refuzimi i këtij Asociacioni do t’i siguronte presidentes një mbështetje më të madhe.

Nga ana tjetër, Belgzim Kamberi nga Instituti “Mousine Kokalari” vlerësoi se dallimet mes Osmanit dhe Kurtit kanë qenë gjithmonë të pranishme, pavarësisht aleancës për të ardhur në pushtet. Sipas Kamberit, përplasjet mes tyre mund të lidhen me afrimin e zgjedhjeve, duke lënë të hapur mundësinë që Osmani të përpiqet të krijojë një qeveri të ardhshme pa Albin Kurtin.

Analisti Dibran Hoxha tha se intervista e fundit e presidentes Osmani, ku ajo kritikoi qeverinë, është një tregues i bindjes së saj se nuk do të zgjidhet për një mandat të dytë. Sipas tij, përplasjet mes saj dhe Kurtit kanë filluar më herët, duke përfshirë tema si Asociacioni dhe politika ekonomike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori