LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon armë dhe mbi 60 fishekë në Istog dhe Deçan

Policia konfiskon armë dhe mbi 60 fishekë në Istog dhe Deçan

Gjatë patrullimeve të rregullta, Policia e Kosovës ka hasur tre raste të armëmbajtjes pa leje në zonat e Istogut dhe Deçanit, më 8 shtator 2024.

Në rastin e parë, në rrugën Radush-Moken në Istog, rreth orës 13:15, policia ndaloi një automjet të drejtuar nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, në bagazhin e automjetit u gjetën dhe u konfiskuan dy pistoleta, katër karikatorë dhe 44 fishekë, të cilat i dyshuari i mbante pa leje për armëmbajtje, përveç lejes për rekreacion dhe shenjëtari.


I dyshuari, bashkë me një person tjetër të përfshirë, u shoqëruan në stacionin policor dhe më pas u liruan në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Një tjetër rast ndodhi po në rrugën Radush-Moken, rreth orës 15:30, ku një tjetër automjet u ndalua nga patrulla policore.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet dhe u konfiskua një pistoletë me karikator dhe 14 fishekë. Edhe në këtë rast, i dyshuari nuk kishte leje për bartje të armës dhe u lirua në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Rasti i tretë u regjistrua në Grykën Hulaj, Deçan, rreth orës 12:50, ku policia ndaloi një tjetër automjet. Në bagazhin e automjetit u gjet dhe konfiskua një pushkë gjuetie me tre fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Edhe ai u lirua në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Të gjitha rastet janë nën hetim nga autoritetet. /Telegrafi/