LAJMI I FUNDIT:

Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Ilaz Ramajli, që ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e vitit 1990, sot në 34 vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, ka folur në ‘RADIO 1’, gjersa ka kujtuar ngjarjet e asaj kohe dhe përpjekjet për liri e pavarësi.  

Në bisedë me kryeredaktorin e ‘RADIO 1’, Fitim Behlulin, Iljaz Ramajl ka thënë se ngjarjet e mëvonshme që do të ndodhnin në Kosovë dhe ish-Jugosllavi do të dëshmonin se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin plotësisht të drejtë.

Ai shton se sublimimi i përpjekjeve të 7 shtatorit ishte lufta e lavdishme e UÇK-së.


“Ngjarjet e mëvonshme që ndodhën, dëshmuan që në kohën kur u morën vendimet e 2 korrikut dhe 7 shtatorit ishin akte mbrojtëse dhe pozicionuese në kuptimin politik dhe kushtetues, lidhur me rrjedhën e ngjarjeve në ish-Jugosllavi, ku qartë shihej se Serbia dëshironte ta vendoste supermacinë e saj.

Ngjarjet që ndodhën më vonë, sidomos lufta e përgjakshme në ish-Jugosllavi dhe lufta e lavdishme e UÇK-së, dëshmojnë më së miri se ne kishim të drejtë që në atë kohë i bëmë të ditur Serbisë dhe faktorit ndërkombëtarë aspiratën dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha Ramajli në ‘RADIO 1’.

Ramajli duke bërë një krahasim në mes të kushtetutës së Kaçanikut dhe kësaj aktuales, ndër të tjera u shprehë se: “Kushtetuta e Kaçanikut është punuar nga Komisioni Kushtetues me numër të madh profesorësh të nderuar që nuk duhet t’i harrojmë. Kushtetua që sot e kemi deri në 40% është e ndikuar drejtpërdrejt nga Pako e Ahtisaarit. Pra, ky është dallimi. Megjithatë unë them që kur të vie koha kësaj të sotmes do t’i bëjmë disa përmirësime”, tha ai.

Ramajli, duke analizuar rrjedhën e ngjarjeve të kohës, shprehet se delegatët e ish-Kuvendit Krahinor të Kosovës, 23 marsit të vitit 1989, (10 që votuan kundër) ishin në pozitë më të rëndë se sa ata të 2 korrikut dhe 7 shtatorit 1990.

“Kujtojmë dhe mos të harrojmë se delegatët e 23 marsit 1989, ishin në pozitë më të vështirë se sa ishim ne. Riza Luka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi dhe disa të tjerë, 10 gjithsej, për mendimin tim e kishin më vështirë.

Në atë situatë ata duhej të ndahen dhe të votonin kundër suprimimit të Autonomisë. Ai vendim nuk kishte aprovim pro, nuk kanë votuar delegatët shqiptarë, por këta ishin që duke rrezikuar çdo gjë dolën kundër dhe rrezikuan jetët e tyre dhe të familjeve.

Ndërsa ne më 2 Korrik e 7 shtator 1990 e kishim më lehtë, kjo sepse kishim veç përkrahjen e popullit, nuk kishte lëkundje. Ishim në drejtim dhe çështja veç u afirmua nga ata të 89-tës. Ndaj me respekt sot i kujtoj ata delegatë dhe delegatët e asaj përbërje të 1990-tës. Mos të harrojë edhe atëherë kemi pasur në Kaçanik delegat nga komunitet pakicë në Kosovë, biles nga Peja ka qenë njëra e komunitetit boshnjak për të cilën e ndaj respektin më të lartë njerëzor. Ne jemi krenarë që kemi kryer një detyrë”, deklaroi Ramajli.

Ai shtoi se e përbashkëta shtatorëve 1990 dhe 2024 është skamja dhe mungesa e sundimit të ligjit.

“Në këtë atmosferë të zgjedhjeve të shkurtit 2025, kushdo që kërkon votë duhet të ketë parasysh vuajtjet që populli ynë i ka kaluar qysh para viteve 1980, 1990 e edhe më herët”, tha Ramajli.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Janë larguar bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë

Sveçla: Janë larguar bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Pamje nga pikëkalimi kufitar në Merdar, i cili vazhdon të jetë i mbyllur

Pamje nga pikëkalimi kufitar në Merdar, i cili vazhdon të jetë i mbyllur

Lajme
Vrasje të civilëve e të burgosurve, dhunime e trajtime çnjerëzore, aktakuza e plotë ndaj dy të serbëve të arrestuar për krime lufte në Istog

Vrasje të civilëve e të burgosurve, dhunime e trajtime çnjerëzore, aktakuza e plotë ndaj dy të serbëve të arrestuar për krime lufte në Istog

Drejtësi
Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Përurohet në Podujevë shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Përurohet në Podujevë shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Lajme
Kalo në kategori