Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj Astrit Goqit, Agron Krasniqit, Luan Krasniqit, Halil Jonuzit dhe Srgjan Llomigora, të cilët po akuzohen nga prokuroria për krim të organizuar.
Arsyeja pse kjo seancë ka dështuar të mbahet është për shkak se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtën e saj, pasi mungoi i akuzuari Luan Krasniqi dhe i akuzuari Halil Jonuzi.
Kryetari i trupit gjykues Kushtrim Shyti i njoftoi avokatët e të akuzuarve Luan Krasniqi dhe Halil Jonuzi, se në rast se nuk e arsyetojnë mungesën e tyre trupi gjykues do të vlerësojë që ndaj tyre të shqiptojë masën e paraburgimit.
Gjatë kësaj seance nga kryetari i trupit gjykues Shyti u bë e ditur se pas kërkesës së tyre lidhur me statusin jetësor të akuzuarit Agron Krasniqi, gjykata është njoftuar se i pandehuri Agron Krasniqi ka vdekur dhe e kanë bashkangjitur si provë certifikatën e vdekjes.
Ndërsa sa i përket të pandehurit Srgjan Llomigora, i njëjti nuk gjendet në Kosovë dhe sipas familjarëve të tij ai është në vuajtje të dënimit në Serbi për një vepër tjetër penale.
Ky rast po trajtohet në Gjykatën e Prishtinës në Departamenti Special në përbërje të trupit gjykues Kushtrim Shyti kryetar dhe dy anëtarët Rrahman Beqiri dhe Lutfi Shala.
Prokurore e kësaj çështje është Merita Bina- Rugova.
Shqyrtimi gjyqësor i radhës lidhur më këtë çështje pritet të mbahet gjatë muajit tetor.
Çfarë thotë dosja e prokurorisë?
Sipas dosjes së prokurorisë të pandehurit, duke vepruar në bashkëpunim si një grup kriminal i strukturuar dhe i organizuar i shtrirë në territorin e tri shteteve – Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, i përbërë prej shumë anëtarëve, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare pa autorizim kanë blerë, kanë poseduar, shitur dhe transportuar substanca të cilat janë shpallur të rrezikshme, të llojit marihuanë, në atë mënyrë që gjatë periudhës së gjatë kohore, së paku gjatë tërë vitit 2013, kanë blerë marihuanë nga Shqipëria.
Sipas aktakuzës i pandehuri Astrit Goqi e kishte transportuar deri në Kosovë, në fshatin Xërxë (Rahovec), dhe të pandehurit Agron Krasniqi dhe Luan Krasniqi kishin mbajtur deri sa e kishin organizuar transportin e së njëjtës deri në Serbi, tek i dyshuari i quajtur Sasha nga Beogradi, i cili kishte qëndruar në krye të këtij grupi të organizuar kriminal dhe i kishte mbikëqyrur veprimet e këtij grupi.
Në aktakuzë thuhet se Sasha dërgesat e drogës zakonisht i kishte paguar me automjete të ndryshme si mjet pagese, kurse ndërmjetësimin mes anëtarëve të grupit nga Kosova dhe Serbia nga mesi i vitit 2013 e kishte kryer i pandehuri Srgjan Llomigora.
Me këtë të pandehurit Astrit Goqi, Agron Krasniqi, Luan Krasniqi, Srgjan Llomigora dhe Halil Jonuzi akuzohen se e kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge”. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë