LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka ka shfaqur nervozizmin e tij pas humbjes 2-0 nga Danimarka në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në Kopenhagë përfundoi me Zvicrën me dy lojtarë më pak në fushë. Nico Elvedi u përjashtua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Xhaka mori kartonin e dytë të verdhë afër fundit të ndeshjes, gjë që do ta lërë jashtë ndeshjes së ardhshme kundër Spanjës.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u ndje i zhgënjyer me sjelljen e lojtarëve danezë dhe ndau mendimet e tij pas ndeshjes.


“Vitet e fundit jam bërë më i qetë. Por, kur një lojë është aq e padrejtë sa ishte dje, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt është në fakt shumë e rëndësishme. Por ajo që treguan lojtarët danezë nuk ka të bëjë me respektin”, ka thënë Xhaka.

“Ne u sollëm në mënyrë shembullore në pjesën e parë. Kur një lojtar danez ishte i shtrirë në tokë, ne e dërgonim topin jashtë lojës. Në pjesën e dytë, lojtarët danezë panë që Breel ishte në tokë, ata nuk e dërguan topin jashtë dhe ne pranuam gol. Pjesa tjetër është histori”.

“Gjithashtu e di se nuk duhet të ndodhë (të marrë karton të kuq). Por fatkeqësisht ka momente kur humbet veten. Është e hidhur për mua dhe është e hidhur për ekipin. Nuk duhej të ndodhte. Por ndodhi dhe tani duhet të shohim përpara”, ka deklaruar Xhaka, duke u shprehur gjithashtu i pakënaqur me referimin”, ka shtuar më tej mesfushori me prejardhje nga Prishtina. /Telegrafi/