LAJMI I FUNDIT:

Kosova bëri edhe sot stërvitje të lehtë dhe motivim maksimal para përballjes me Rumaninë

Kosova bëri edhe sot stërvitje të lehtë dhe motivim maksimal para përballjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore gjatë paradites së sotme (e premte) në Kampin Nacional në Hajvali, si pjesë e përgatitjeve finale për përballjen e mbrëmjes kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, gjë të cilën e praktikon përzgjedhësi Franco Foda para çdo ndeshje.

Futbollistët dardanë, nën udhëheqjen e përzgjedhësit Foda dhe stafit të tij teknik, u angazhuan në ushtrime të lehta fizike dhe disa lojëra të shkurtra me top, duke u fokusuar në ruajtjen e freskisë fizike dhe koncentrimit të nevojshëm për sfidën e mbrëmjes.

Atmosfera në ekip është shumë pozitive, me të gjithë futbollistët që treguan përkushtim maksimal gjatë pesë ditëve të kaluara në këtë grumbullim dhe me një motiv të lartë për të nisur këtë edicion të rëndësishëm me fitore.


Gjatë stërvitjes, u vunë re komunikimi i shkëlqyer midis lojtarëve dhe një frymë e fortë grupore, e ku stafi teknik u përqendrua në rikujtimin e detajeve taktike dhe skemave të lojës, duke siguruar që çdo futbollist të jetë i qartë mbi rolin dhe detyrat e tij për ndeshjen e sotme.

Stërvitja u përmbyll me një frymë të lartë pozitive dhe entuziazëm, teksa ekipi duket plotësisht i përqendruar për të nisur me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Në trend Sport

Më shumë
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Top dhjetë skuadrat më të shtrenjta në botë – ka disa befasi të mëdha në listë

Top dhjetë skuadrat më të shtrenjta në botë – ka disa befasi të mëdha në listë

Ndërkombëtare
Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

La Liga
Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori