LAJMI I FUNDIT:

Janevska për mungesën e teksteve shkollore: Drejtorët është dashur t’i porosisin me kohë

Janevska për mungesën e teksteve shkollore: Drejtorët është dashur t’i porosisin me kohë

Fajin për mungesën e librave, të historisë dhe gjeografisë për klasat e gjashta dhe të teta ministrja e arsimit, Vesna Janevska, e hedh tek drejtorët e shkollave. Ajo thotë se për mungesën e librave, drejtorët është dashur të porosisin me kohë. Ndërsa libra për lëndët zgjedhore, siç është ajo e informatikës, thotë se nuk është patjetër të ketë, pasi nxënësit mund të marrin njohur përmes punës interaktive me mësimdhënësit.

“Bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit kemi publikuar se për cilat lëndë duhet dhe për cilën lëndë nuk duhet tekste shkollore. Për lëndët zgjedhore, pjesët e konceptit të ri, që ne si qeveri e re i pranojmë, thotë se nuk duhet të ketë libra, por, se nxënësit përmes punës interaktive mes vete dhe me mësimdhënësit do ti përforcojnë njohuritë”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Lidhur me mungesën e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, Janevska tha se me rishikimin e buxhetit janë siguruar mjete dhe konkursi është i hapur për 200 asistentë.


“Sot nënshkruhen marrëveshjet për 815 asistentë. Konkursi për 200 të tjerët është në proces. Por unë apeloj tek prindërit, tek udhëheqësia e nxënësve, tek mësimdhënësve se asnjë fëmijë nuk mund të qëndroj në shtëpi. Të gjithë duhet të pranohen në shkolla. Ka mësimdhënës, psikolog, ka ekipe gjithëpërfshirëse, pedagogë dhe këto duhet të jenë të gatshëm t’i pranojnë fëmijët”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ministrja e arsimit foli edhe për ankesën e prindërve për çmimet e larta të mjeteve shkollore. Tha se buxhetin në dikasterin e saj e ka gjetur në gjendje shumë të rëndë ndërsa premtoi se nga viti i ardhshëm do të ketë lehtësime për prindërit. Në mbledhjen e fundit të Qeverisë u vendos kufizimi i çmimeve për të gjitha mjetet shkollore. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Lajme
Serbia konfirmon kërkimet në një varrezë të mundshme masive pranë Novi Pazarit

Serbia konfirmon kërkimet në një varrezë të mundshme masive pranë Novi Pazarit

Lajme
Rohde: Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për CEFTA-n, Procesi i Berlinit mund të vazhdojë përpara pa Kosovën

Rohde: Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për CEFTA-n, Procesi i Berlinit mund të vazhdojë përpara pa Kosovën

Lajme
Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Lajme
Kalo në kategori