LAJMI I FUNDIT:

Heroikisht polici i shpëton jetën një burri në një platformë treni, pamjet bëhen virale

Heroikisht polici i shpëton jetën një burri në një platformë treni, pamjet bëhen virale

Një oficer i policisë së Mumbait, i cili ishte jashtë detyrës, heroikisht shpëtoi jetën e një burri në një platformë treni lokale.

Siç shihet në video, burri po përpiqej të hipte në një tren në lëvizje.

Falë veprimit të shpejtë të oficerit, ai iu shmang një aksidenti tragjik.


Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në stacionin hekurudhor Goregaon, përcjell Telegrafi.

Në një postim që shpërndante videon e incidentit, Policia e Mumbait shkroi: “PC Balaso Dhage, ndërsa po udhëtonte për në shtëpi, vuri re një burrë të ngecur mes një treni në lëvizje dhe platformës në stacionin hekurudhor Goregaon. Duke vepruar me shpejtësi, PC Dhage shmangi një tragjedi dhe i shpëtoi jetën”.

View this post on Instagram

A post shared by Mumbai Police (@mumbaipolice)

Postimi ka mbledhur miliona shikime, pëlqime dhe ka ngjallur reagime të shumta.

“Përshëndetje për një punë të mrekullueshme. Përshëndetje për punën tuaj të madhe për të shpëtuar jetën e një të riu duke rrezikuar jetën tuaj”, shkroi një përdorues.

Një tjetër tha: “Përpjekje të mëdha! Respekt për oficerin e policisë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pronari e transformon shtëpinë e tij në Angli ndërsa fqinjët ishin me pushime - dhe jo të gjithëve u pëlqen rezultati

Pronari e transformon shtëpinë e tij në Angli ndërsa fqinjët ishin me pushime - dhe jo të gjithëve u pëlqen rezultati

Interesante
Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Virale
Gruaja që e bëri tatuazh emrin e Trumpit në ballë, tani po mbledh mijëra fonde për heqjen e tij

Gruaja që e bëri tatuazh emrin e Trumpit në ballë, tani po mbledh mijëra fonde për heqjen e tij

Fun
Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

YouTuberi amerikan kalon natën në suitën 32 mijë dollarëshe të trenit më të shtrenjtë në botë, luks i pafund

YouTuberi amerikan kalon natën në suitën 32 mijë dollarëshe të trenit më të shtrenjtë në botë, luks i pafund

Interesante
Ja si festohet dasma në Arabinë Saudite (Video)

Ja si festohet dasma në Arabinë Saudite (Video)

Kalo në kategori