LAJMI I FUNDIT:

Lideri i opozitës në Ugandë qëllohet me armë në këmbë nga agjentët

Lideri i opozitës në Ugandë qëllohet me armë në këmbë nga agjentët

Lideri i opozitës në Ugandë, Bobi Wine është qëlluar në këmbë me armë zjarri pas një konfrontimi që pati me disa agjentë, kanë njoftuar nga partia e tij.

Incidenti ka ndodhur në veri të periferisë së kryeqytetit Kampala gjatë të martës, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar në rrjetet sociale, shfaq Wine i rrethuar nga ndjekësit e tij që bërtisnin se ai është qëlluar me armë në këmbë – derisa disa mbështetës tjerë e prisnin në veturë.


Wine që kandidoi për president në zgjedhjet e 2021, ka humbur kundër rivalit – presidentit Yoweri Museveni.

Partia e tij, Uniteti Kombëtar ka shumicën e ulëse sesa çdo grup tjetër opozitar në Kuvendin e këtij vendi.

Nga partia e tij thanë në platformën X se operativët e shërbimit sekret në Ugandë “kanë tentuar ta privojnë nga jeta” Wine, emri i vërtetë i të cilit është Kyagulanyi Ssentamu.

“Ai u qëllua në këmbë dhe u lëndua rëndë në Bulindo”, kanë bërë të ditur nga qarku Wakiso. /Telegrafi/