LAJMI I FUNDIT:

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, e ka anashkaluar Antonyn teksa tregoi se kush është transferimi më i keq i të gjitha kohërave i klubit anglez.

Scholes i cili kaloi 20 vite në ‘Old Trafford’ duke fituar trofe të ndryshëm përfshirë këtu 11 tituj të Ligës Premier, dy të Ligës së Kampionëve, ka zbuluar se kush mendon ai se ishte transferimi më i keq në histori të klubit.

Duke përzgjedhur lojtarin, Scholes vendosi që ta injorojë emrin e Antony, përkundër faktit se braziliani ka qenë një zhgënjim i madh për ‘Djajtë e Kuq’.


“A e dini se çfarë, do të shkojë më larg se kaq. Veron ishte një lojtar i mirë, një lojtar i madh në Evropë dhe nuk jam i sigurt pse nuk funksionoi për të. Po rikthehem tek portierët, ne duhej ta zëvendësonim Peter Schmeichel diçka që e dinim se do ishte e vështirë”.

“Fabian Barthez ishte i mirë, por po mendoj më shumë për Massimo Taibin, Mark Bosnich. Unë mendoj se ai ishte një portier i mirë tek Villa, Mark. Ai erdhi tek ne dhe nuk ishte aspak profesionist. Sinqerisht, ishte qesharake. Kur praktikonim gjuajtjet, pasi tri goditjeve ai ndihej i lodhur”.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Ne luajtëm ndaj Evertonit në udhëtim në ndeshjen e parë të sezonit, por ai nuk arrinte që ta godiste topin as deri tek mesi i fushës, dhe nuk kishte frymë, ishte një ditë perfekte për të luajtur futboll, një zhgënjim”, ka thënë Scholes.

“Por po, kur flisni për paratë dhe për vlerën e parave, nuk ka qenë i mirë për ne apo jo? Dhe mendoni po ashtu edhe për Alexis Sanchez. Një zhgënjim i madh nga Arsenali. Transferimi më i keq sipas meje? Do të shkojë për Bosnich”, përfundoi anglezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

La Liga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori