LAJMI I FUNDIT:

Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Ittihad ka konfirmuar gjatë mbrëmjes dy transferimet e fundit të bëra nga klubet e mëdha evropiane.

Afati kalimtar i transferime në Arabisë Saudite është mbyllur dje (e shtunë) në mbrëmje dhe klubet kanë njoftuar mbi lëvizjet e tyre të fundit.

Disa të tilla bëri edhe klubi i njohur saudit Al-Ittihad, i cili konfirmoi dy transferime të mëdha nga Evropa.


I pari i konfirmuar është mesfushori portugez, Danilo Pereira, i cili është transferuar nga Paris Saint-Germain për 5 milionë euro.

“Nga Parisi në Jeddah. Danilo Pereira është një mbrojtës për Al-Ittihad”, shkruan në njoftimin e Al-Ittihad.

Pak më vonë, klubi saudit ka njoftuar edhe për transferimin e Steven Bergwijn nga Ajaxi për 21 milion euro.

“Nga Amsterdani në Jeddah. Steven Bergwijn i bashkohet Tigrave”, shkruan në njoftimin e klubit saudit.

Gjatë ditës së djeshme është përfolur edhe për një arritje të marrëveshjes me Lokomotiv Moska për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Mario Mitaj, por diçka e tillë edhe nuk është zyrtarizuar. /Telegrafi/