LAJMI I FUNDIT:

Izraeli dhe Hamasi bien dakord për pauza tre-ditore të luftimeve për vaksinimin e fëmijëve në Gaza

Izraeli dhe Hamasi bien dakord për pauza tre-ditore të luftimeve për vaksinimin e fëmijëve në Gaza

Ushtria izraelite dhe grupi militant palestinez Hamas kanë rënë dakord për tre pauza të veçanta tre-ditore të luftimeve në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës për të lejuar rreth 640 mijë fëmijë të vaksinohen kundër poliomielitit.

Kështu deklaroi ick Piperkorn, zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për rajonin, i cili dha edhe disa detaje.

Ai vuri në dukje se fushata do të fillojë në Rripin qendror të Gazës me një pauzë tre-ditore të luftimeve, e ndjekur nga dy pauza të tjera tre-ditore në jug dhe në veri të enklavës.


Piperkorn shtoi se ekziston një marrëveshje për të zgjatur pauzën humanitare në secilën zonë në një ditë të katërt nëse është e nevojshme, raporton newyorktimes.

Më 23 gusht, OBSH-ja konfirmoi se të paktën një foshnjë ishte paralizuar nga virusi i poliomielitit të tipit 2, rasti i parë i tillë në territorin palestinez në 25 vjet.

Njësia Humanitare e Ushtrisë Izraelite (COGAT) tha të mërkurën se fushata e vaksinimit do të kryhet në koordinim me ushtrinë izraelite “si pjesë e pushimeve rutinë humanitare që do të lejojnë popullsinë të arrijë në qendrat mjekësore ku do të vaksinohen”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dominimi i vëllezërve Bayraktar në Turqi

Dominimi i vëllezërve Bayraktar në Turqi

Turqia

"Strategji apo dobësi" - Pse Harris do të paraqitet së bashku me Walzin në intervistën e saj të parë të madhe?

Amerika
Pse Rusia po has në vështirësi për të zbrapsur sulmin e Ukrainës në Kursk?

Pse Rusia po has në vështirësi për të zbrapsur sulmin e Ukrainës në Kursk?

Evropa
Aleati

Aleati "befason" Putinin - përdor një aeroplan për të rrëzuar një dron sulmues rus, për herë të parë

Botë
Rusët edhe pas 11 ditëve nuk po mund t'i ndalin zjarret në depot e naftës në rajonin e Rostovit

Rusët edhe pas 11 ditëve nuk po mund t'i ndalin zjarret në depot e naftës në rajonin e Rostovit

Evropa
Vazhdon armatosja e Serbisë, blen aeroplan nga Franca

Vazhdon armatosja e Serbisë, blen aeroplan nga Franca

Serbia
Kalo në kategori