LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës miraton ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm dhe Aftësi të Kufizuara në Graçanicë

Qeveria e Kosovës miraton ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm dhe Aftësi të Kufizuara në Graçanicë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pesë zonave kadastrale në Graçanicë.

Ministri ka bërë të ditur se kjo është bërë me qëllim të ndërtimit të Qendrës Rezidenciale të Kosovës për autizëm, sindromë down dhe aftësi të kufizuara për fëmijë, të rritur dhe të moshuar.

“Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt dhe stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre”, ka deklaruar Aliu.


Ai ka shtuar se ndërtimi i këtij kompleksi është një hap i rëndësishëm drejt integrimit dhe përkrahjes së të gjithë individëve në nevojë, gjithnjë duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori gjerman ngjitet në majën e Gjeravicës, mëson si t’i “qes renat e flisë”

Ambasadori gjerman ngjitet në majën e Gjeravicës, mëson si t’i “qes renat e flisë”

Lajme
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve- vdes një viktimë pjesëmarrëse, kishte dhe statusin e dëshmitarit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve- vdes një viktimë pjesëmarrëse, kishte dhe statusin e dëshmitarit

Drejtësi
Incidenti me presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Sigurimi tejkaloi kompetencat

Incidenti me presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Sigurimi tejkaloi kompetencat

Lajme
Ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve kaluan në qeveri, së shpejti në procedurë kuvendare

Ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve kaluan në qeveri, së shpejti në procedurë kuvendare

Lajme

"Ndalohem sa herë e kaloj kufirin", Sinani: Përndjekje nga lista e Vulinit

Lugina
Arrestohen një burrë dhe një grua në Pejë dhe Klinë, dyshohet se mashtruan viktimën përmes internetit - përfituan 80 mijë dollarë

Arrestohen një burrë dhe një grua në Pejë dhe Klinë, dyshohet se mashtruan viktimën përmes internetit - përfituan 80 mijë dollarë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori