LAJMI I FUNDIT:

Apple Watch 10 së shpejti në treg, zbulohen disa prej specifikave

Apple Watch 10 së shpejti në treg, zbulohen disa prej specifikave

Muajin e ardhshëm, së bashku me iPhone 16, Apple do të prezantojë gjithashtu Apple Watch Series 10.

Versioni i ri do të sjellë një sërë përmirësimesh, duke përfshirë një ekran më të madh, një çip më të fuqishëm dhe veçori të tjera të avancuara.

Ora do të jetë në dispozicion në dy madhësi: 45 mm dhe 49 mm, që do të thotë se do të jetë më e madhe se paraardhësi i saj, transmeton Telegrafi.


Përveç ekraneve më të mëdhenj, ora do të ketë gjithashtu një kornizë më të hollë, për të reduktuar ndjenjën e masës shtesë që vjen me një ekran më të madh.

Ekrani i ri OLED me teknologjinë LTPO TFT duhet të mundësojë efikasitet më të madh të energjisë, që mund të nënkuptojë gjithashtu se bateria do të jetë më e fuqishme.

Modelet e reja thuhet se do të kenë sensorë të zbulimit të hipertensionit dhe apnesë, por ende nuk është konfirmuar nëse këto aftësi do të jenë të disponueshme në serinë 10 ose nëse përdoruesit do të duhet të presin ende për serinë e ardhshme. Ora do të ketë gjithashtu një çip të ri.

Apple zakonisht prezanton modelet e reja të Apple Watch me iPhone, të cilat duhet të jenë në fillim ose në mes të shtatorit. Pritet që çmimi i orës të fillojë nga 399 dollarë amerikanë, pra nga afërsisht 356 euro. /Telegrafi/