Presidenti i Republika Srpskas, Millorad Dodik, ka folur sot në Banja Llukë për unitetin e popullit serb dhe përsëri dërgoi mesazhe për pavarësinë e entitetit, shkruan klix.ba.
Dodik përsëri injoroi paralajmërimet që vinin nga ambasada e SHBA në Bosnje e Hercegovinë, transmeton Telegrafi.
Ai thotë se të gjithë ata që janë mbledhur sot në fshatin ngjitur me Banja Lukën me rastin e mbajtjes së programit kulturo-artistik “Forca e Unitetit”, nuk do të heqin dorë nga idetë që kanë.
“Ata janë të njohur dhe ju nuk do të na ndaloni me historinë se kemi ndonjë retorikë të keqe, apo se po flasim për të kaluarën. Hidheni atë të kaluar. BeH nuk është identiteti ynë, identiteti ynë është Republika Srpska dhe Serbia. Identiteti ynë nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë BeH. Nëse prekni pronën tonë dhe nëse ju shkon ndërmend se jeni i fortë dhe se keni vendosur që prona i përket BeH, Srpska do të marrë një vendim për pavarësinë”, tha Dodik.
Më tej ai tha se nëse autoritetet e entitetit të Republika Srpskas marrin një vendim të tillë, as drejtori i CIA-s nuk do t’i ndihmojë ata që e kundërshtojnë.
“Ne duhet të fokusohemi dhe të mblidhemi në një kohë që është globalisht e vështirë. Vetëm një popull i bashkuar mund të presë në kohë të paqëndrueshme për zgjidhje, dhe të realizojmë interesat tona. Ne duhet ta mbrojmë Republikën Srpska të bashkuar. Nuk kemi mënyra të tjera për të mbijetuar këtë herë”, tha Dodik.
Mendoj, thotë ai, se ne ende po luftojnë për qëllimet e Koçiqit dhe kur e dinë se cili është qëllimi, është e lehtë të gjejnë një rrugë.
“Qëllimi ynë është të lidhemi sa më shumë me Serbinë. Ne jemi një komb unik. Deklarata jonë e miratuar thotë se nuk ka boshnjakë, kroatë dhe këta serbë, por serb. Deklarata serbe është dokumenti më i fuqishëm i historisë së fundit politike serbe dhe rëndësia e saj nuk ka ardhur ende”, tha Dodik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënon Dodik: Nëse prekni pronën e Republika Srpskas, do të marrë një vendim për pavarësinë - as CIA nuk do t'ju ndihmojë
Çfarë do të bëjnë dy astronautët e Boeing Starliner në hapësirë deri në vitin 2025?
Momenti kur policia gjermane nxjerr nga helikopteri të dyshuarin për sulm me thikë, azilkërkues sirian mbyti tre persona
Hamasi thotë se ka lansuar raketa në drejtim të Tel Avivit, IDF-ja izraelite konfirmon sulmin
Zelensky prezanton për herë të parë raketën e re "Palianytsia"
Çfarë armatimi ka Hezbollahu?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vozitje si nëpër filma në Prishtinë, Policia shfaq videon
Kërcënon Dodik: Nëse prekni pronën e Republika Srpskas, do të marrë një vendim për pavarësinë - as CIA nuk do t'ju ndihmojë
Shkaku i flamurit kombëtar, “Ballistët” i detyruan ta lëshojnë tribunën
Çfarë do të bëjnë dy astronautët e Boeing Starliner në hapësirë deri në vitin 2025?
Martinez flet për të ardhmen e Williams - ky i fundit mbetet i lidhur me Barcelonën
Dikur rivalë të njëri-tjetrit, Noizy tani e mbështet Ledrin: Një dhe i vetmi