LAJMI I FUNDIT:

Skena shqetësuese në Copa Libertadores, lojtari rrëzohet në fushë pa ndjenja

Skena shqetësuese në Copa Libertadores, lojtari rrëzohet në fushë pa ndjenja

Mbrojtësi i Nacionalit, Juan Izquierdo, u rrëzua në fushë pa ndjenja në minutën e 84-të të ndeshjes së Copa Libertadores kundër Sao Paulos dhe mjekët e ndihmuan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Shokët e skuadrës u tronditën plotësisht nga ajo që i ndodhi 27-vjeçarit dhe shumë prej tyre shtrëngonin kokën.

Një ambulancë u desh të futej në fushë për ta transportuar sa më shpejt në spital lojtarin, ndërsa ndeshja është ndërprerë për dhjetë minuta.


Një video tronditëse që tregon momentin kur Izquierdo rrëzohet dhe një shok i skuadrës përpiqet ta mbajë është përhapur edhe në rrjetet sociale.

Pas ndeshjes mbërriti lajmi i mirë se futbollisti nuk ka pësuar infarkt, por ka pësuar aritmi.

“Juan Izquierdo pati një rrahje të çrregullt të zemrës gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos”, njoftoi faqja zyrtare e klubit Nacional.

Nga spitali ka telefonuar edhe presidenti i klubit, Alejandro Balbi, i cili foli për gjendjen e lojtarit.

“E vunë nën qetësues dhe e stabilizuan. Është përjashtuar një atak kardiak, por me sa duket është një infarkt i lehtë”.

“Mjekët thonë se duke qenë se është sportist dhe i ri, ka shumë mundësi që gjithçka të kthehet në normalitet, por ne tani duhet të presim hapat e ardhshëm të të gjitha llojeve: neurologjike dhe kardiake, sipas asaj që na thanë mjekët”, tha Balbi për El Pais. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti i thotë publikisht lojtarit të Real Madridit të largohet nga klubi

Ancelotti i thotë publikisht lojtarit të Real Madridit të largohet nga klubi

La Liga
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Marc Bernal, talenti 17-vjeçar do t’i mungojë gjatë Barcelonës

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Marc Bernal, talenti 17-vjeçar do t’i mungojë gjatë Barcelonës

La Liga
E kryer, Chiesa udhëton drejt Liverpoolit pas marrëveshjes mes klubeve

E kryer, Chiesa udhëton drejt Liverpoolit pas marrëveshjes mes klubeve

Serie A
Ditët e fundit të afatit kalimtar veror – klubet e mëdha po punojnë për të mbyllur disa goditjet

Live Ditët e fundit të afatit kalimtar veror – klubet e mëdha po punojnë për të mbyllur disa goditjet

Ndërkombëtare
Barcelona përjashton nënshkrimin e një mbrojtësi të djathtë – prioriteti i fundit i transferimeve është i qartë

Barcelona përjashton nënshkrimin e një mbrojtësi të djathtë – prioriteti i fundit i transferimeve është i qartë

La Liga
Një lojtar po i shkakton kokëdhimbje Ancelottit te Real Madridi - nuk qëndron në bankinë

Një lojtar po i shkakton kokëdhimbje Ancelottit te Real Madridi - nuk qëndron në bankinë

La Liga
Kalo në kategori