Sulmuesi anësor, Federico Chiesa po udhëton në Liverpool për të përfunduar një lëvizje në Anfield, pas marrëveshjes së klubit anglez me Juventusin.

Më herët gjatë ditës u raportua se Reds kishin arritur marrëveshje personale me Chiesan dhe po negocionte çmimin me Zonjën e Vjetër.


Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe klubet kanë arritur marrëveshjen e transferimit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur për tarifën fillestare prej 13 milionë euro plus bonuse.

Kontrata është katërvjeçare për Chiesan si lojtar i ri i Liverpoolit dhe lojtari është nisur tashmë drejt Anglisë për të finalizuar transferimin. /Telegrafi/