LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Lille, Genesio: Zhegrova bëri ndeshje të madhe, punoi mirë në këto dy pozicione

Trajneri i Lille, Genesio: Zhegrova bëri ndeshje të madhe, punoi mirë në këto dy pozicione

Trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka folur fjalë të mëdha për paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Slavia Pragë, ku ylli kosovar shënoi edhe një gol. 

Lille fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, ku Edon Zhegrova realizoi një gol të bukur në minutën e 77-të, duke lënë në ‘gjumë’ dy mbrojtës për ta mposhtur pastaj portierin.  

Nën drejtimin e trajnerit francez, Zhegrova luajti për herë të parë nga fillimi i ndeshjes këtë edicion në krahun e djathtë të sulmit. 


Genesio nuk ka dashur të zbulonte arsyet pse vendosi ta përfshinte Zhegrovën për herë të parë nga minuta e parë, por kishte fjalë të mëdha për të. 

“Unë e pëlqeva shumë paraqitjen e Edonit. Sigurisht, sepse ai shënoi dhe është gjithmonë e rëndësishme që një sulmues të jetë vendimtar por, mbi të gjitha, besoj se atij iu shpërblye angazhimi”.  

“Ai dha kontributin e tij në fazën e sulmit e po ashtu edhe të mbrojtjes. Këto janë dy pozicionet në të cilat ai punoi gjatë gjithë kohës me kërkesën time. E përgëzova për angazhimin në fund të ndeshjes. Angazhimi i tij u shpërblye me një gol të shkëlqyer. Ai luajti një ndeshje mjaft të kompletuar”, ka thënë Genesio pas ndeshjes. 

Edon Zhegrova ishte prej më të mirëve në edicionin e kaluar te Lille, ku ai luajti 47 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola dhe kontribuoi me 10 asistime. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Sven-Goran Eriksson thotë lamtumirë me mesazhin e fundit emocional teksa tregon se si dëshiron që njerëzit ta kujtojnë atë

Sven-Goran Eriksson thotë lamtumirë me mesazhin e fundit emocional teksa tregon se si dëshiron që njerëzit ta kujtojnë atë

E kryer, Gundogan rikthehet te Manchester City

E kryer, Gundogan rikthehet te Manchester City

Transferimet e fundit të afati kalimtar veror – klubet po punojnë për të mbyllur goditjet e fundit

Transferimet e fundit të afati kalimtar veror – klubet po punojnë për të mbyllur goditjet e fundit

Sterling dhe tre yje tjerë të Chelseat përjashtohen nga lista e skuadrës së Enzo Marescas në Ligën e Konferencës

Sterling dhe tre yje tjerë të Chelseat përjashtohen nga lista e skuadrës së Enzo Marescas në Ligën e Konferencës

"Uau", Kroos reagon për largimin e lojtarit nga Barcelona si i lirë

Barcelona ofron pesë milionë euro më pak për Chiesan sesa çmimi i kërkuar nga Juventusi

Barcelona ofron pesë milionë euro më pak për Chiesan sesa çmimi i kërkuar nga Juventusi

Kalo në kategori