LAJMI I FUNDIT:

Rodri shpërfill Messin dhe Ronaldon kur zgjedh futbollistin më të madh të të gjitha kohërave

Rodri shpërfill Messin dhe Ronaldon kur zgjedh futbollistin më të madh të të gjitha kohërave

Ylli i Manchester Cityt, Rodri, pati një zgjedhje befasuese kur u pyet se kush besonte se ishte ‘më i madhi i të gjitha kohërave’, pasi ai shpërfilli Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Rodri vazhdoi dy vitet e tij fantastike gjatë verës, teksa luajti një rol jetik që Spanja të bëhej kampione e Evropës në Euro 2024 në Gjermani.

Partneriteti i mesfushorit të Manchester Cityt me Fabian Ruiz rezultoi i tepërt për çdo ekip kombëtar në turne, me Rodrin që mori çmimin e ‘Lojtarit të Turneut’ pas fitores së tyre në finale kundër Anglisë.


Pavarësisht një turneu të jashtëzakonshëm, Rodri u largua në pjesën e parë të finales me një dëmtim i cili mbeti i pazgjidhur me 28-vjeçarin që nuk komunikoi me ekipin mjekësor të Cityt gjatë verës.

Pse Rodri e meriton të fitojë Topin e Artë pas triumfit të Spanjës në Euro 2024?
Lexo po ashtu Pse Rodri e meriton të fitojë Topin e Artë pas triumfit të Spanjës në Euro 2024?

Kjo çoi në mungesën e spanjollit në skuadrën e Cityt për ndeshjen hapëse në Ligën Premier.

Pavarësisht se ishte lënë jashtë skuadrës së Cityt, nuk kishte asnjë shans që Rodri të mbetej jashtë ‘Skuadrës së Vitit’ të PFA, me çmimet vjetore të PFA që u ndanë në Mançester të martën mbrëma.

Rodri u zgjodh së bashku me shokët e skuadrës, Phil Foden, Erling Haaland dhe Kyle Walker në ekipin e më të mirëve.

Megjithatë, në ceremoni, Rodrit iu drejtua një sërë pyetjesh, duke përfshirë se kush mendonte se ishte “GOAT”, dhe është e drejtë të thuhet se ai mund të ketë qenë personi i parë që ka zgjedhur ndonjëherë këtë lojtar të veçantë.

Kur u pyet, Rodri u përgjigj ‘Kevin De Bruyne’ pa belbëzim, duke shpërfillur plotësisht Ronaldon dhe Messin, pavarësisht se luajti kundër të dyve.

De Bruyne dhe Rodri kanë një rekord mjaft të bujshëm së bashku, me katër tituj radhazi në Ligën Premier, kështu që nuk është çudi që ai e vlerëson kaq lart belgun.

Rodri mund të ketë pasur një paragjykim të lehtë kur iu përgjigj pyetjeve tjera, me reprezentuesin spanjoll që zgjidhte një shok skuadre apo një ish-shok, për çdo kategori të vetme.

Përgjigjet e plota të Rodrit për Goal:

Golashënuesi më i mirë: Erling Haaland

Më i nënvlerësuari: Ilkay Gundogan

Më i shpejti: Jeremy Doku

Shoku më i mirë në futboll: Koke

Lojtari më i frikshëm: Erling Haaland

Më potenciali: Oscar Bobb

Lojtari i ndeshjeve të mëdha: Rodri

Më dribluesi: Riyad Mahrez

Më i miri i të gjitha kohërave: Kevin De Bruyne

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori