LAJMI I FUNDIT:

Kalulu arrin në Torino, po i kryen testet mjekësore te Juventusi

Kalulu arrin në Torino, po i kryen testet mjekësore te Juventusi

Pierre Kalulu mund të quhet një futbollist i ri i Juventusit, edhe pse duhet pritur për të ardhur zyrtarizimi.

Mbrojtësi francez ka udhëtuar drejt Torinos ku po i kryen testet mjekësore te Zonja e Vjetër.

Juventus dhe Milan pas shumë negociatave kanë gjetur marrëveshje për formulën e transferimit të francezit.


Në fakt është një huazim prej 3,5 milionë eurosh me të drejtë blerje 14 milionë, plus tre milionë bonuse dhe 10% përqindje për rishitjen e ardhshme.

Kalulu  mund të përdoret edhe si qendërmbrojtës edhe si mbrojtës i krahut, ashtu si Cabal.

Ai i bashkohet Juventusit pas një sezoni me ulje ngritje te Milani, i karakterizuar nga disa dëmtime pasi dy vitet e mëparshme kishte luajtur në nivele të shkëlqyera. /Telegrafi/