LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti i shqetësuar me paraqitjen e mbrojtësve të tij ndaj Mallorcas

Ancelotti i shqetësuar me paraqitjen e mbrojtësve të tij ndaj Mallorcas

Real Madridi  nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga përballë Mallorcas në udhëtim.

Los Blancos u ndalen nga Mallorca e Vedat Muriqit me yllin kosovar që realizoi një gol të bukur me kokë duke iu kundërpërgjigjur Rodrygos.

Debutimi i Kylian Mbappe ishte historia e madhe, por Carlo Ancelotti ishte i fokusuar në anën tjetër të fushës.


Muriqi shënon gol të bukur për ta ndalur Realin, kampioni e nis sezonin e ri me barazim
Lexo po ashtu Muriqi shënon gol të bukur për ta ndalur Realin, kampioni e nis sezonin e ri me barazim

Mallorca krijoi shanse për të vazhduar më tej dhe për të rrëmbyer një fitore në momentet e fundit dhe Ancelotti u shqetësua nga një paraqitje e çuditshme e skuadrës së tij.

“Nuk jam i kënaqur me ndeshjen sepse mund të kishim bërë më mirë. Ne duhej të tregonim më shumë qëndrim”, ka thënë Ancelotti.

“Por, nuk dua të kërkoj justifikime. Është një ndeshje që mund ta kishim humbur për shkak të mungesës së përqendrimit sidomos në minutat e fundit”.

"Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur” - Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian
Lexo po ashtu "Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur” - Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian

“Kjo ndeshje mund të na ndihmojë të mësojmë shumë, është një ndeshje mjaft e qartë ku kemi pasur probleme”, deklaroi trajneri italian.

Ancelotti dhe Real Madridi do të kërkojnë fitoren e parë në La Liga më 25 gusht kur para adhuruesve të vet në Santiago Bernabeu presin Real Valladolidin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos në Zvicër, babai i futbollistit shqiptar gjuan me çadër trajnerin e Zurichut

Kaos në Zvicër, babai i futbollistit shqiptar gjuan me çadër trajnerin e Zurichut

U akuzua se tentoi ta lëndonte Viniciusin, mbrojtësi i Mallorcas thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

U akuzua se tentoi ta lëndonte Viniciusin, mbrojtësi i Mallorcas thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

"Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur” - Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian

Mediumet spanjolle i bëjnë jehonë paraqitjes fantastike të Vedat Muriqit përballë Real Madridit

Mediumet spanjolle i bëjnë jehonë paraqitjes fantastike të Vedat Muriqit përballë Real Madridit

Walker thyen heshtjen dhe tregon anësorin më të mirë në botë

Walker thyen heshtjen dhe tregon anësorin më të mirë në botë

Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi - nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’

Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi - nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’

Kalo në kategori