LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp së shpejti me funksion të ri

WhatsApp së shpejti me funksion të ri

WhatsApp po përgatit një ndryshim që do t’ju ndihmojë të personalizoni aplikacionin ashtu siç e shihni të arsyeshme.

Gjegjësisht, versioni i ri i WhatsApp për Android (2.24.17.19) do të testojë mundësinë e përdoruesve për të zgjedhur temat për bisedat e tyre, transmeton Telegrafi.

Ndryshimi i temës së bisedës do të bëhet nga menyja dhe përdoruesit do të mund të zgjedhin ngjyrat e mesazheve, si dhe sfondin.


Ky funksion tashmë ekziston për Facebook Messenger, i cili është gjithashtu në pronësi të Meta si dhe WhatsApp – kështu që nëse keni Messenger, ju e dini se çfarë të prisni.

Duke pasur parasysh se zakonisht duhet pak kohë përpara se veçoritë që janë në fazën e testimit të zbatohen në të vërtetë globalisht, ndoshta do të duhet të presim përpara se kjo veçori të jetë e disponueshme për të gjithë.

Parashikimet aktuale janë se mund të arrijë në fund të vitit, por duke qenë se WhatsApp nuk ka njoftuar ende asgjë zyrtare, do të duhet të presim edhe pak. /Telegrafi/