Gjykata Speciale ka vendosur të vazhdojë paraburgimin për katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte.
Në vendimin e fundit të publikuar nga Dhomat e Specializuara, trupi gjykues ka pranuar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli kanë qëndruar për një kohë të gjatë në paraburgim.
Sipas vendimit të publikuar më 14 gusht, paralajmërohet se do të bëhet një vlerësim për të parë nëse paraburgimi i tyre është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh vonesat e procesit gjyqësor.
“Megjithatë, Paneli thekson se z. Thaçi dhe z. Veseli tashmë kanë qenë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe se gjykimi në këtë rast është i gjatë. Siç ka treguar më parë Paneli, kjo do të kërkojë që Paneli, si dhe të gjitha palët, të jenë veçanërisht të ndërgjegjshëm për nevojën për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Paneli do të vazhdojë të monitorojë në çdo fazë të procedurave nëse paraburgimi i vazhdueshëm është i nevojshëm dhe i arsyeshëm,” thuhet në vendim.
Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.
Përveç gjykimit ndaj Thaçit dhe ish-eprorëve të tjerë që janë të përfshirë në një rast të përbashkët, aktualisht në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet procesi kundër Pjetër Shalës, i akuzuar për krime të pretenduara të luftës.
Për krime të luftës deri tani Gjykata Speciale ka shpallur një aktgjykim të shkallës së parë kundër Salih Mustafës, i dënuar me 22 vjet burgim.
Në këtë gjykatë po zhvillohen edhe procese kundër administrimit të drejtësisë, për çka deri tani janë shpallur dy vendime fajësie.
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka nisur në prill të vitit 2023.
Ata ishin arrestuar më 2020 dhe gjenden në paraburgim në Hagë që atëherë.
Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!