Policia e Kosovës në një operacion të koduar ‘Starti’, i zbatuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve Prishtinë, ka goditur një grup kriminal trafikantësh,ku janë arrestuar katër të dyshuar dhe janë sekuestruar mbi 25 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
Sipas njoftimit të policisë, ‘Starti’ ka filluar me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive në teren dhe sot në koordinim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro. Dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Policia ka arrestuar B.M., (1981), L.K., (1979), M.K., (1979) dhe F.H., (1991), të gjithë shtetas të Kosovës.
“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”.
Të dyshuarit, me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim