LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: Serbia i ka bërë kërkesë zyrtare Kosovës për ndihmë juridike për Radoiçiqin

Hovenier: Serbia i ka bërë kërkesë zyrtare Kosovës për ndihmë juridike për Radoiçiqin

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se pritjet e tyre janë që të gjithë të përfshirët në sulmin terrorist në Banjskë të japin përgjegjësi.

Hovenier tha pjesë e diplomacisë amerikane me Serbinë kanë qenë edhe pritjet e tyre që terroristi Millan Radoiçiq dhe autorët e tjerë të mbajnë përgjegjësi.

“Kjo vazhdon të jetë pjesë e bisedës sonë dhe shpresojmë ta shohim të ndodhë së shpejti. Dëshiroj të vë në pah se sipas mendimit tim, Kosova mund të ndihmojë për këtë”.


“Sa e di unë dhe zyrtarët serbë kanë folur për këtë, ata kanë parashtruar kërkesë zyrtare përmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike reciproke, që t’ju sigurohen provat që iu duhen për ta ndjekur penalisht Radoiçiqin, të cilat i kanë autoritetet kosovare”.

“Sërish, në baza politike, do të shpresoja që Qeveria e Kosovës t’i përgjigjet kësaj kërkese, sepse dëshironi që të siguroni që të ketë ndjekje penale dhe që z. Radoiçiq, si dhe të tjerët që ishin të përfshirë, të japin përgjegjësi për veprën e tyre kriminale”, tha Hovenier për Radio Evropa e Lirë.

Më tej, Hovenier tha se presin që Serbia t’i përmbushë gjërat që vetë ka thënë se do t’i kryejë, e sipas tij, kjo përfshin që Radoiçiq dhe autorët e tjerë të Banjskës, të japin llogari për krimin e bërë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova refuzon kërkesën e Serbisë për rastin e Banjskës

Kosova refuzon kërkesën e Serbisë për rastin e Banjskës

Lajme
Arsyetimi i aktgjykimit dënues për Sekiraqën: Dy javë para vrasjes së Triumf Rizës ishte tentuar privimi i tij nga jeta

Arsyetimi i aktgjykimit dënues për Sekiraqën: Dy javë para vrasjes së Triumf Rizës ishte tentuar privimi i tij nga jeta

Drejtësi
Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës në veri, janë të pavërteta dhe çorientuese

Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës në veri, janë të pavërteta dhe çorientuese

Lajme
Fotografi gjatë rregullimit të Urës së Ibrit në veri të Mitrovicës e përreth saj

Fotografi gjatë rregullimit të Urës së Ibrit në veri të Mitrovicës e përreth saj

Elfije Boletini
Suspendohet nga puna komandanti që shkoi për kryeshnosh tek familja e Faton Hajrizit

Suspendohet nga puna komandanti që shkoi për kryeshnosh tek familja e Faton Hajrizit

Lajme
“Jam torturuar edhe vetëm pse kam emrin Enver”- Dugolli thotë se Shqipëria për UDB-ashët ka qenë halë në sy

“Jam torturuar edhe vetëm pse kam emrin Enver”- Dugolli thotë se Shqipëria për UDB-ashët ka qenë halë në sy

Lajme
Kalo në kategori