Albi Mall Superliga e Kosovës ka startuar me sezonin 2024/25 ku janë zhvilluar vetëm katër duele.
Sfida mes Dritës dhe Malishevës është shtyrë për një datë tjetër pasi klubi gjilanas kishte angazhime në garat evropiane.
Megjithatë janë zhvilluar katër duele të tjera, ku dy fitore i takuan vendasve dhe dy ndeshje të tjera përfunduan baras.
Ballkani e nisi mbrojtjen e titullit me një fitore 2-0 ndaj Dukagjinit, derisa Ferizaj me tu rikthyer në Superligë mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 2-1.
Llapi luajti baras me Gjilanin 1-1, derisa në paqe u ndanë edhe Prishtina dhe Suhareka që luajtën 0-0 në ‘Fadil Vokrri’.
Redaksia e Sportit në Telegrafi.com ka vazhduar edhe këtë edicion traditën duke zgjedhur 11-shen më të mirë të javës.
Portierë:
Oytun Ozdogan ka qenë portieri më i mirë i xhiros së parë në elitën e futbollit kosovar, ku bëri disa pritje për t’i siguruar një pikë Suharekës në përballje me Prishtinën.
Mbrojtja:
Mbrojtja përbëhet me katër futbollistë, ku Ardian Limani është në të djathtë pas një paraqitje fantastike ndaj Suharekës. Në qendër të mbrojtjes është Marko Roganovic i Gjilanit që zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Llapit si dhe Hysen Memolla i Suharekës që fitoi thuajse çdo duel në përballje me Prishtinën. Ndërkohë në një garë shumë të ngushtë Qlirim Avdulli zë vend në krahun e majtë të mbrojtjes, ku ishte edhe vendimtar me harkimin e tij që Agron Bruqi i Feronikelit ’74 të shënoj autogol dhe Ferizaj t’i marrë tre pikët.
Mesfusha:
Mesfusha në xhiron e parë vije me tre futbollistë dhe që të tre shkëlqyen në fitoret e skuadrave të tyre. Në fakt Marsel Ismajlgeci dhe Gentrit Ramusa ishin të pakalueshëm si mesfushorë defensivë në fitoren e Ballkanit respektivisht Ferizajt.
Ndërkohë padyshim që ylli i javës ishte Queve Da Silva, ku me dy golat e tij i siguroi tre pikët e para Ballkanit në sezonin e ri.
View this post on Instagram
Sulmi:
Një treshe golashënuese vije në repartin ofensivë me tre futbollistë që ishin vendimtar në xhiron e parë për skuadrat e tyre.
Kapiteni i Ferizajt, Edon Sadriu ishte i pandalshëm në përballje ndaj Niklit, duke realizuar edhe gol në fitoren e Ferizajt 2-1.
Oltion Bilalli është në krahun e djathtë të sulmit ku realizoi gol për Gjilanin ndaj Llapit në barazimin 1-1. Bilalli ishte fantastik në këtë duel duke krijuar edhe disa raste të tjera të mira shënimi.
Ndërkohë Llapin nga disfata e shpëtoi sulmuesi veteran Ahmed Januzi. Vushtrriasi u inkuadrua në lojë nga banka rezervë dhe me një gol të bukur me kokë i siguroi një pikë Llapit.
Trajneri i javës:
Arsim Abazi padyshim është trajneri i javës së parë në Albi Mall Superligë. Abazi e kishte përgatitur mjaftë mirë skuadrën në ndeshjen ndaj Feronikelit ’74, ku Ferizaj krijoi disa raste të mira shënimi. Në fakt bardhkaltërtit realizuan pesë gola, por tre nga ta u anuluan nga VAR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Njeriu që kujdesej për fanellat te Man City zbulon se çfarë kishte gjetur në dollapin e Mario Balotellit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/balotelli-380x233.png)
Njeriu që kujdesej për fanellat te Man City zbulon se çfarë kishte gjetur në dollapin e Mario Balotellit
![Shkëmbim i bujshëm mes Manchester United dhe Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/ten-hag-flick-380x233.png)
Shkëmbim i bujshëm mes Manchester United dhe Barcelonës
![Marrëveshje me Viniciusin, klubi arab në bisedime të avancuara me Real Madridin për transferimin e brazilianit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-junior-380x233.png)
Marrëveshje me Viniciusin, klubi arab në bisedime të avancuara me Real Madridin për transferimin e brazilianit
![Shkëmbim i bujshëm mes Manchester United dhe Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/ten-hag-flick-380x233.png)
Shkëmbim i bujshëm mes Manchester United dhe Barcelonës
![Marrëveshje me Viniciusin, klubi arab në bisedime të avancuara me Real Madridin për transferimin e brazilianit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-junior-380x233.png)
Marrëveshje me Viniciusin, klubi arab në bisedime të avancuara me Real Madridin për transferimin e brazilianit
![Njeriu që kujdesej për fanellat te Man City zbulon se çfarë kishte gjetur në dollapin e Mario Balotellit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/balotelli-380x233.png)
Njeriu që kujdesej për fanellat te Man City zbulon se çfarë kishte gjetur në dollapin e Mario Balotellit
![Deco mund të bëjë transferim shokues këtë javë te Barcelona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/deco-380x233.jpg)
Deco mund të bëjë transferim shokues këtë javë te Barcelona
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-junior.jpeg)
"Paraja ndryshon mendjen" - Vinicius Junior mendon kalimin në Arabinë Saudite
![Pas ofertës nga Arabia edhe gjiganti i Ligës Premier futet në garë për Vinicius](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-380x233.png)
Pas ofertës nga Arabia edhe gjiganti i Ligës Premier futet në garë për Vinicius
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Deklarata e çuditshme e deputetit Haxhiu: Faton Hajrizi është shqiptari i parë që vrau polic serb në territorin e Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/454740671_1040839550743640_2629722312827855053_n-380x233.jpg)
Deklarata e çuditshme e deputetit Haxhiu: Faton Hajrizi është shqiptari i parë që vrau polic serb në territorin e Serbisë
![Si arritën SHBA-të të dalin e para në Paris 2024 - yjet amerikanë që shkëlqyen në Lojërat Olimpike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/usa-krytsore-1212-380x233.jpg)
Si arritën SHBA-të të dalin e para në Paris 2024 - yjet amerikanë që shkëlqyen në Lojërat Olimpike
![Ilir Meta lë Tiranën dhe gjen freski në Prevallë: Del “papritur” nga përroi dhe përshëndet ndjekësit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/2311232-380x233.jpg)
Ilir Meta lë Tiranën dhe gjen freski në Prevallë: Del “papritur” nga përroi dhe përshëndet ndjekësit
![Nico Williams thuhet se i ka thënë 'Po' transferimit te Barcelona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/nico-williams-4-380x233.jpg)
Nico Williams thuhet se i ka thënë 'Po' transferimit te Barcelona
![Joe Biden tregon arsyen pse hoqi dorë nga rikandidimi për postin e presidentit të SHBA-ve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/1-93-380x233.jpg)
Joe Biden tregon arsyen pse hoqi dorë nga rikandidimi për postin e presidentit të SHBA-ve
![Ancelotti po tenton të realizojë një transferim befasues nga Manchester United](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Carlo-Ancelotti-380x233.jpg)
Ancelotti po tenton të realizojë një transferim befasues nga Manchester United