Japonia ka lëshuar alarmin e parë ndonjëherë për një “mega-tërmet” të mundshëm disa orë pas një tërmeti me magnitudë 7.1 ballë që goditi vendin.
Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se mundësia që një tërmet i madh të godasë pranë luginës së Nankait është më i lartë se zakonisht dhe vlerësoi se mund të jetë aq i fortë sa 9.1 ballë.
Ndërsa tha se paralajmërimi – i cili pritet të jetë në fuqi për një javë – nuk do të thotë domosdoshmërisht që një mega-tërmet do të ndodhë, ai u bëri thirrje njerëzve në rajon që të përgatiten për evakuim.
Bëhet e ditur se Fumio Kishida, kryeministri i Japonisë, ka anuluar një vizitë të planifikuar në Kazakistan për shkak të paralajmërimit sepse ai tha se “njerëzit do të ndjeheshin të shqetësuar”.
Alarmi për mega-tërmet u dha pak më shumë se dy orë pasi tërmeti goditi brigjet e prefekturës Miyazaki, nga i cili kanë mbetur të lënduar tre persona.
Çfarë është një mega-tërmet?
Ndërsa nuk ka një përkufizim zyrtar të një mega-tërmeti, ata zakonisht konsiderohen të jenë dridhje me një magnitudë më të madhe se 8.0.
Këto incidente sizmike – të quajtura edhe tërmete megatrosti – shpesh vijnë në çifte dhe ndodhin kur një pllakë tektonike futet nën një tjetër, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Lëkundjet më të mëdha ndonjëherë të Japonisë ishin në vitin 2011, ku një tërmet me magnitudë 9.0 goditi Oqeanin Paqësor 72 kilometra në lindje të Gadishullit Oshika.
Më shumë se 19,000 njerëz vdiqën nga tërmeti dhe cunami që pasoi, i cili gjithashtu shkaktoi një incident të madh në termocentralin bërthamor Fukushima Daiichi.
Çfarë është Nankai Trough?
Japonia – një nga vendet më aktive sizmike në botë – ka parë disa lëkundje dhe cunami që vijnë nga incidentet në luginën Nankai.
Zona e zhytjes prej 900 kilometra – ku përplasen dy pllaka tektonike dhe njëra është nën tjetrën – është jashtë bregut jugperëndimor të vendit dhe shkon nga Shizuoka në perëndim të Tokios deri në majën jugore të Kyushu.
Nankai Trough është mbi Pllakën e Detit të Filipineve, e cila po zhytet nën Pllakën Euroaziatike dhe ka qenë vendi i mega-tërmeteve çdo 100 deri në 200 vjet.
Ngjarja e fundit sizmike nga lugina nënujore ishte në vitin 1946, ku një tërmet me magnitudë 8.0 vrau 1330 njerëz.
Sa vdekjeprurës mund të jetë një mega-tërmet?
Në vitin 2012, qeveria japoneze parashikoi se kishte një shans 70% deri në 80% për një tërmet me magnitudë 8.0 deri në 9.0 në luginën Nankai brenda 30 viteve të ardhshme.
Sipas vlerësimeve të asaj kohe, numri i vdekjeve nga një mega-tërmet i tillë mund të arrinte deri në 323,000.
Është vlerësuar gjithashtu se një i tillë mund të krijojë cunami deri në 30 metra të lartë që mund të arrijë në vijën bregdetare të vendit brenda pak minutash dhe të shkatërrojë deri në 2.38 milionë ndërtesa.
Ndryshe, Naoshi Hirata, profesor në Universitetin e Tokios dhe kreu i panelit këshillues për tërmetet e Nankai Trough, shpjegoi se alarmi për mega-tërmetet lëshohet kur një lëkundje me magnitudë 6.8 ose më shumë godet pranë zonave në rrezik të incidenteve ekstreme sizmike.
Agjencia meteorologjike më pas lëshon një këshillë ose një paralajmërim që banorët në zonat e prekura të mund të evakuohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë