LAJMI I FUNDIT:

Rodrygo refuzon transferimin te gjiganti i Ligës Premier

Rodrygo refuzon transferimin te gjiganti i Ligës Premier

Sulmuesi brazilian, Rodrygo Goes nuk është i interesuar të largohet nga Real Madrid për t’u transferuar te Manchester City këtë verë.

Ndryshime të mëdha priten të bëhen në Etihad në ditët në vijim me yllin argjentinas Julian Alvarez që është në prag të bashkimit me Atletico Madrid.

Alvarez thuhet se ka pranuar ofertën e bërë nga Los Rojiblancos, pasi ai kërkon një fillim të ri larg Cityt dhe kampionët e Ligës Premier do të duhet të reagojnë.


Injeksioni i parave nga shitja e Alvarez, plus burimet e tyre të mëdha financiare, do të thotë se një ofertë për Rodrygo është një mundësi.

Në një kthesë ironike, Rodrygo është në një situatë të ngjashme me Alvarez në City, pasi ai luan një rol dytësor ndaj sulmuesve kryesorë në Madrid.

Ardhja e Kylian Mbappe e ka komplikuar edhe më shumë rolin e Rodrygos, por synimi i tij është të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

Sipas gazetës AS, Rodrygo është i sigurt se do të ruajë besimin e Carlo Ancelottit dhe ai do të fillojë si pjesë e një treshe sulmuese me Mbappen këtë sezon. /Telegrafi/