LAJMI I FUNDIT:

Irani paralajmëron kompanitë që të shmangin hapësirën e tij ajrore për shkak të stërvitjeve ushtarake

Irani paralajmëron kompanitë që të shmangin hapësirën e tij ajrore për shkak të stërvitjeve ushtarake

Linjat ajrore egjiptiane janë urdhëruar të shmangin hapësirën ajrore iraniane për tre orë pas një njoftimi nga Teherani për stërvitje ushtarake, ka njoftuar Ministria e Aviacionit Civil të Egjiptit.

Bëhet e ditur se paralajmërimi ka ardhur mes tensioneve rajonale në rritje pas vrasjes së liderit të Hamasit në Teheran javën e kaluar.

Egjipti tha se lajmi është dhënë në formën e një njoftimi të dërguar nga Irani për të gjitha linjat ajrore komerciale.


Siç raportohet, ndalimi nga hapësira ajrore iraniane do të zgjasë për tre orë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Lindja e Mesme përgatitet për javën që mund të përcaktojë rrjedhën e luftës në Gaza
Lexo po ashtu Lindja e Mesme përgatitet për javën që mund të përcaktojë rrjedhën e luftës në Gaza

Duke folur për agjencinë iraniane të lajmeve ISNA, kreu i aeroportit ndërkombëtar iranian në kryeqytetin e Teheranit, Saeed Chalandari, ka mohuar raportet për një paralajmërim kundër hyrjes në hapësirën ajrore iraniane, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kjo vlen për të gjithë vendin.

Ndryshe, Izraeli është përgatitur për një sulm nga Irani dhe milicitë aleate të tij lidhur me vrasjet në Teheran të liderit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollahut në Bejrut.

Si Irani ashtu edhe Hamasi fajësuan Izraelin për shpërthimin që vrau Haniyeh, por Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori