LAJMI I FUNDIT:

Arratiset një i burgosur që trajtohej në QKUK, pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues

Arratiset një i burgosur që trajtohej në QKUK, pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues
Foto: arkiv

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, pasi të njëjtëve iu iku një i burgosur, derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëhet e ditur se i burgosuri ka ikur nga reparti i hemotologjisë sot rreth orës 06:30, i cili ishte i akuzuar për veprën penale “Fajde”.

“Pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njëjti ishte i akuzuar  për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë urën e Ibrit: Hapja e urës çështje e mbyllur, nuk diskutohet në Bruksel

Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë urën e Ibrit: Hapja e urës çështje e mbyllur, nuk diskutohet në Bruksel

Elfije Boletini
Çfarë po ndodh me identifikimin e trupit të Faton Hajrizit?

Çfarë po ndodh me identifikimin e trupit të Faton Hajrizit?

Lajme
Kërkesa e Belerit për ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke në Himarë, ja si përgjigjet kryetari i ri, Vangjel Tavo

Kërkesa e Belerit për ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke në Himarë, ja si përgjigjet kryetari i ri, Vangjel Tavo

Lajme
Policia jep detaje për protestën në veri të Mitrovicës

Policia jep detaje për protestën në veri të Mitrovicës

Lajme
Arben Hajrullahu zgjidhet rektor i ri i UP-së

Arben Hajrullahu zgjidhet rektor i ri i UP-së

Arsim
Paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit, EULEX: Të gatshëm të mbështesim Policinë e Kosovës në rast trazirash

Paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit, EULEX: Të gatshëm të mbështesim Policinë e Kosovës në rast trazirash

Lajme
Kalo në kategori