LAJMI I FUNDIT:

Janë vetëm dy klube të Serie A që mund ta marrin Chiesan – vlerësimet e situatës për transferimin e italianit kanë filluar

Janë vetëm dy klube të Serie A që mund ta marrin Chiesan – vlerësimet e situatës për transferimin e italianit kanë filluar

Dy skuadrat e Serie A janë të interesuara për të arritur një marrëveshje për sulmuesin e padëshiruar të Juventusit, Federico Chiesan.  

26-vjeçari nuk është në planet e Thiago Mottas për sezonin 2024-25 dhe ish- sulmuesi i Fiorentinës u la jashtë skuadrës së ekipit të parë për miqësoren parasezonale të së shtunës kundër Brestit.

Thiago Motta më vonë konfirmoi se ai e kishte lënë Chiesan jashtë ‘për arsye transferimi’.


Media të shumta raportojnë se si Napoli edhe Interi mund t’i ofrojnë Chiesa një rrugë shpëtimi nga Juventusi.

Tuttosport dhe La Repubblica pretendojnë se Napoli mund të jetë i interesuar dhe se Juventusi gjithashtu mund të jetë i etur për një shkëmbim që përfshin sulmuesin aktual të tyre, Giacomo Raspadori.

Interi është gjithashtu i interesuar për një marrëveshje me kosto të ulët për Chiesa. Tuttosport sugjeron që skuadra e Simone Inzaghit është e përgatitur të presë që lojtari të vihet në dispozicion si lojtar i lirë verën e ardhshme, ndërsa La Reppublica pretendon se do të ishte gati të paraqesë një ofertë parash nëse largohen Marko Arnautovic dhe Joaquin Correa.

Konfirmohen largimet e shtatë lojtarëve nga Juventusi këtë verë
Lexo po ashtu Konfirmohen largimet e shtatë lojtarëve nga Juventusi këtë verë

Mundësitë diku tjetër në Serie A mbeten të pakta. Roma kishte qenë e interesuar për një marrëveshje në fillim të kësaj vere, por më vonë ata e kthyen vëmendjen e tyre në drejtim të Matias Soule.

Daniele De Rossi ka në dispozicion edhe Paulo Dybalan, kështu që Chiesa nuk është më një prioritet për Romën. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Përfundoi dita e 10-të në Lojërat Olimpike: Ndryshon dukshëm renditja - ka një lider të ri

Përfundoi dita e 10-të në Lojërat Olimpike: Ndryshon dukshëm renditja - ka një lider të ri

Sport
Fituesi i medaljes së artë u gjet duke fjetur në park pasi u ankua për kushtet 'të këqija' të fshatit Olimpik

Fituesi i medaljes së artë u gjet duke fjetur në park pasi u ankua për kushtet 'të këqija' të fshatit Olimpik

Sportet Luftarake
Chelsea dhe Man United në

Chelsea dhe Man United në "luftë" për sensacionin e Real Madridit

Premier League
Juventusi ulë ndjeshëm çmimin për Chiesan

Juventusi ulë ndjeshëm çmimin për Chiesan

Serie A
Të mijtat e sekondës i dhanë fund pritjes 20 vjeçare të SHBA-ve për medalje të artë në 100 metra për meshkuj në Lojërat Olimpike

Të mijtat e sekondës i dhanë fund pritjes 20 vjeçare të SHBA-ve për medalje të artë në 100 metra për meshkuj në Lojërat Olimpike

Atletikë
Sensacioni i Arsenalit i dha leksione Jadon Sanchos - nuk e lejoi të

Sensacioni i Arsenalit i dha leksione Jadon Sanchos - nuk e lejoi të "merrte frymë"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori