LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i përzier i Francës në xhudo mposht për herë të dytë në finale Japoninë dhe fiton medaljen e artë

Ekipi i përzier i Francës në xhudo mposht për herë të dytë në finale Japoninë dhe fiton medaljen e artë

U zhvillua një betejë e madhe në finalen e dytë të ekipeve të përziera në xhudo në Lojërat Olimpike, pasi nikoqiri Franca u rikthye nga disavantazhi prej 2-0 ndaj Japonisë, për të mbrojtur titullin në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Ani pse ishin në disavantazh prej dy pikëve para luftës së tretë, ishte legjendari Tedy Rinner ai i cili shënoi pikën e parë për Francën.

Pas tij, Joan-Benjamin Gaba e mposhti dy herë kampionin olimpik Abe Hifumi, i cili para këtij dueli, nuk kishte humbur asnjë luftë për pothuajse pesë vite.


Teksa rezultati ishte i barabartë 2-2, të dyja ekipet kishin edhe nga një pikë më shumë, para se Riner të bëjë një hap para ndaj Saito Tatsuru për të vendosur takimin.

Riner e bëri atë që di të bëjë më së miri dhe e gjeti fitoren ndaj kundërshtarit të tij atëherë kur kishte nevojë më së shumti për të sjellë medaljen e artë për Francën.

Ishte padyshim një humbje e dhimbshme për Japoninë, të cilët e humbën finalen e dytë radhazi ndaj Francës.

Francezët kishin arritur të shënojnë fitore ndaj Japonisë edhe në edicionin e vitit 2020 të Lojërave Olimpike, që ishin mbajtur pikërisht në Japoni./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë

Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë

La Liga
Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë

Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë

Boks
Jo vetëm Chiesa, Thiago Motta i dërgon sinjal të qartë një tjetër ylli të Juventusit se nuk bën pjesë në planet e tij

Jo vetëm Chiesa, Thiago Motta i dërgon sinjal të qartë një tjetër ylli të Juventusit se nuk bën pjesë në planet e tij

Serie A
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës

La Liga
Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

La Liga
Mikel Arteta tregon se cila është dobësia më e madhe e Arsenalit

Mikel Arteta tregon se cila është dobësia më e madhe e Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori