LAJMI I FUNDIT:

Interesim i pakët për t’i ndjekur klubet kosovare në garat evropiane – danezët e Brondbyt na dhanë leksion se si përkrahet klubi

Interesim i pakët për t’i ndjekur klubet kosovare në garat evropiane – danezët e Brondbyt na dhanë leksion se si përkrahet klubi

Llapi mbylli aventurën në Ligën e Konferencës me barazim 2-2 në “Zahir Pajaziti”, por ajo që ra në sy ishte numri i vogël i shikuesve tanë në shkallët e stadium.

Kjo nuk vlen vetëm për Llapin që ishte vendas, por mungesa e fansave u vërejt edhe në ndeshjet e Ballkanit, Malishevës dhe Dritës.

“Xhebrailat” dhe “Legjendat” në numër të vogël, ndërsa “Intelektualët’ dhe ‘Tornadot’ nuk u panë fare në “Zahir Pajaziti”.


Ndeshja hapëse e Malishevës kundër Buducnostit edhe pse pritej me interesim të madh pasi ky klub debutonte në garat evropiane, tribunat nuk e treguan këtë gjë.

Shumë pak tifoz ishin në fitoren e Malishevës kundër Buducnostit me rezultat 1-0, duke i lënë lojtarët të zhgënjyer pa përkrahjen që nuk e patën.

Llapi ishte i dënuar në lojën e parë dhe për rrjedhojë dyert e stadiumit u hapën vetëm për kryesitë e klubeve. Por në të dytën siç duket rezultati i ndeshjes së parë i kishte ‘ndalur’ të shkonin në stadium.

Ballkani në anën tjetër, si kampion i Kosovës, ka kohë që në ndeshjet që zhvillohen jashtë qytetit të Suharekës, tifozët e ‘injorojnë’ skuadrën e tyre. Kjo u pa edhe në përballjet me Santa Coloman dhe Hamrunin.

Sa i përket Dritës, vazhdon të ketë mosmarrëveshje mes kryesisë së klubit dhe asaj të tifozëve, që po vazhdojnë bojkotin e klubit.

Edhe pse në ndeshjen e Dritës në tribunën kryesor kishte tifozë, ‘Intelektualët’ munguan pas porte edhe pse e kishin hyrjen falas.

Tifozët e Brondbyt, leksion atyre të klubeve kosovare

Shumë u ankuan për temperaturat e larta, disa edhe për çmimet e biletave, por tifozët e Bronbyt danez iu dhanë leksion se si duhet një klub.

Nga kryeqyteti i Danimarkës, ata udhëtuan për 2200 kilometra për ta shikuar ekipin e zemrës dhe ishin afër 200 në “Zahir Pajaziti”.

Disa kishin udhëtuar edhe me vetura që i bie 24 orë udhëtim me veturë, ndërsa të tjerët kishin ardhur me udhëtim me aeroplan për tre orë.

Edhe udhëtimi me aeroplan zgjatë më shumë se sa udhëtimi me veturë nga Malisheva, Suhareka dhe Gjilani, mos të flasim për Podujevën, që llapjanët e kishin aty.

Festa e tifozëve të Brondbyt pas ndeshjes me lojtarët e tyre që kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 8-2 ishte fantastike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

La Liga
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Serie A
Alarmohet Liverpooli, objektivi i tyre ka kërkuar largimin por ka një problem të madh

Alarmohet Liverpooli, objektivi i tyre ka kërkuar largimin por ka një problem të madh

Premier League
“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit

“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit

La Liga
Ten Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane

Ten Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane

Përfaqësueset
“Ne kemi atë që duhet për ta tërhequr atë”, drejtori i Superligës së Arabisë Saudite për transferimin e mundshëm të Vinicius Jr

“Ne kemi atë që duhet për ta tërhequr atë”, drejtori i Superligës së Arabisë Saudite për transferimin e mundshëm të Vinicius Jr

Ndërkombëtare
Kalo në kategori