LAJMI I FUNDIT:

Angellov: Aktualisht aktive janë nëntë zjarre

Angellov: Aktualisht aktive janë nëntë zjarre
Foto: Ilustrim

Në këtë moment në vend janë aktive nëntë zjarre, nga të cilat më e rënda është në malet e Osogovës, që është terren i paqasshëm, ndërsa zjarre të reja janë regjistruar në territorin e Ohrit dhe Shkupit, thotë në video porosi drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.

“Për fat të keq edhe sot në Ilinden, në territorin e shtetit aktivë janë nëntë zjarre në ambient të hapur dhe zjarre pyjore. Zjarrin në malet e Osogovës, i cili është aktiv në territorin e komunës së Probishtipit, në atarin e fshatit Zelengrad, pasi është në një terren jashtëzakonisht vështirë të qasshëm dhe disa ditë na shkakton dhimbje koke, edhe pse kemi operuar në disa raste me aeroplanë, veprojmë edhe nga toka, sot vendosëm ta sulmojmë me një numër të koncentruar helikopterësh. Gjatë paradites së sotme, por edhe gjatë pjesës tjetër të ditës, këtu do të operojmë me tetë helikopterë – tre nga vendi (dy të armatës dhe një të policisë), një serb, dy hungarez, një slloven dhe një çek”, tha Angelov.

Ai shtoi se zjarr të rëndë ka edhe në komunën Makedonski Brod, në atarin e fshtrave Tazhevo dhe Breznicë, në drejtim të Jasenit, i cili po vazhdon disa ditë në terren vështirë të qasshëm.


Angellov thotë se vështirë shkon edhe shuarja e zjarrit në malin Ilinska, ku në mëngjes intervenojnë tre ertraktorë, ndërsa po veprohet edhe nga toka.

Në Probishtip ka edhe një zjarr, ku vepron Armata me përkrahje të popullats lokale.

Në Plasnicë zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e tij, e po ashtu edhe zjarri në një pyll me pisha në Pehçevë nga mëngjesi i sotëm është nën kontroll të plotë dhe po punohet për shuarjen e tij.

Para pak kohe në territorin e Komunës së Ohrit, në atarin e fshatit Kosel, që rrezikon të hyjë në një pyll me pisha, ka shpërthyer një zjarr i fortë, për çka QMK ka dërguar një helikopter aty.

Zjarre ka edhe në territorin e Shkupit – në komunën e Zelenikovës dhe te fshati Lubanci.

Angellov falënderoi të gjitha shtetet, të cilat na ndihmojnë në ballafaqimin me zjarret, si dhe pilotëve vendas, zjarrfikësve, pjesëtarëve të policisë dhe armatës dhe vullnetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i Pejës: Nga plagët burri i vdiq në qershor, ndërsa dy orë para se t'i vdiste edhe djali, mes lotësh nëna kërkoi ndihmë

Rasti i Pejës: Nga plagët burri i vdiq në qershor, ndërsa dy orë para se t'i vdiste edhe djali, mes lotësh nëna kërkoi ndihmë

Lajme
“Është dal UDB-ash në lista të veteranëve

“Është dal UDB-ash në lista të veteranëve", reagon ish-prokurori Blakaj që dikur merrej me listat e veteranëve të UÇK-së

Lajme
Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut, e quan

Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut, e quan "provokim" situatën në Aeroportin e Shkupit

Lajme

"Propagandë kundër Kosovës", Presidenca i reagon MPB-së maqedonase dhe tregon protokolin dhe privilegjet diplomatike

Lajme
Punë 8 orë e gjysmë nga e hëna në të enjten, të premten 6 orë – rregullat e rejat në administratën publike në Shqipëri

Punë 8 orë e gjysmë nga e hëna në të enjten, të premten 6 orë – rregullat e rejat në administratën publike në Shqipëri

Lajme
Kurti sërish flet për planin e Qeverisë për hapjen urës së Ibrit

Kurti sërish flet për planin e Qeverisë për hapjen urës së Ibrit

Lajme
Kalo në kategori