LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes Noizyt dhe disa personave në Pejë? Reagon Sancy Club: Incidenti ka ndodhur jashtë ambienteve tona – Prokuroria nis hetimet

Përleshje mes Noizyt dhe disa personave në Pejë? Reagon Sancy Club: Incidenti ka ndodhur jashtë ambienteve tona – Prokuroria nis hetimet

Gjatë ditës së enjte, në media u raportua për një përleshje mes dy grupeve në Sancy Club në Pejë, e cila përfshinte edhe reperin e njohur Noizy. Ky informacion shkaktoi shqetësim te publiku dhe adhuruesit e artistëve të përfshirë.

Në përgjigje të këtyre raporteve, Telegrafi kontaktoi me menaxherët e Sancy Club, të cilët sqaruan se incidenti i përmendur ka ndodhur jashtë ambientit të klubit dhe nuk ka asnjë lidhje me aktivitetet brenda tij.

Ata theksuan se: “Sancy Club ka përcjellë me shqetësim raportimin e bërë në disa media, ku shkruhet mbi një incident të një artisti në ambientet e diskotekës sonë. Duke qenë se i detyrohemi publikut, dëshirojmë të sqarojmë se rasti i përleshjes mes personave të raportuar në media ka ndodhur jashtë ambientit të Sancy Club në Pejë dhe jo brenda diskotekës. Ne sigurojmë të gjithë mysafirët tanë se siguria brenda Sancy Club është 100% e garantuar, ashtu si në çdo mbrëmje tjetër”.


Menaxhmenti theksoi se Sancy Club nuk merr përgjegjësi për ngjarjet që ndodhin jashtë ambienteve të tij, pasi ato janë jashtë kompetencave të sigurisë së klubit. Ata shprehën keqardhje për incidentin, por gjithashtu njoftuan se të gjithë mysafirët e Sancy kishin kaluar një natë fantastike dhe ishin mirë.

Për sa i përket incidentit, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi për Telegrafin se është iniciuar një rast për këtë çështje.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është në fazën e grumbullimit të provave. Jemi në pritje për gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit, pasi të marrë gjeturat e Policisë, do veprojë në përputhje me dispozitat ligjore”, tha Nikçi.

Ky incident, ndonëse i ndodhur jashtë Sancy Club, ka ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë në ambiente të ngjashme dhe thekson rëndësinë e mbajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë vizitorët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori