LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka: Largimi nga Arsenali nuk ishte hap mbrapa, por dy hapa përpara

Granit Xhaka: Largimi nga Arsenali nuk ishte hap mbrapa, por dy hapa përpara

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka e ka cilësuar si një veprim pozitiv largimin e tij nga Arsenali te Bayer Leverkusen verën e kaluar.

Xhaka u largua në verën e vitit 2023 nga Arsenali, pas tetë vitesh në Emirates, ku ishte njëri nga lojtarët kryesor.

Transferimi nga Topçinjtë te Leverkuseni u kritikua mjaft shumë, pasi klubi gjerman në sezonin e fundit para kalimit të Xhakës, luftoi për mbijetesë.


"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës
Lexo po ashtu "Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Megjithatë, në sezonin e fundit, me transferimin e mesfushorit prishtinas dhe disa lojtarëve tjerë, Leverkuseni befasoi të gjithë duke fituar titullin në Bundesliga.

Tani, gjatë përgatitjeve para-sezonale, Xhaka është pyetur edhe një herë për kalimin e tij nga Arsenali te Leverkuseni, veprim të cilin e ka cilësuar si ‘dy hapa para’.

“Për mua nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara. Sepse pata pikërisht ndjenjën, në diskutimet me trajnerin dhe me Simon Rolfes, se diçka e veçantë mund të ndodhte këtu në vitet e ardhshme”, ka thënë Xhaka për Bild.

Ndryshe, Xhaka pësoi një dëmtim të lehtë në Euro 2024 me Zvicrën, por tani është i rikuperuar plotësisht dhe i gatshëm për sezonin e ri me Leverkusenin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Jurgen Klopp thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Ndërkombëtare
UEFA bën njoftimin e madh, shorti i Ligës së Kampionëve do të ketë ndryshime rrënjësore në format

UEFA bën njoftimin e madh, shorti i Ligës së Kampionëve do të ketë ndryshime rrënjësore në format

Liga e Kampionëve
Flick flet pasi mori fitoren e parë si trajner i Barcelonës

Flick flet pasi mori fitoren e parë si trajner i Barcelonës

La Liga
Real Madridi tentoi transferimin e yllit të Interit, por u refuzua

Real Madridi tentoi transferimin e yllit të Interit, por u refuzua

La Liga
Guardiola tregon katër gjëra që i pëlqyen te Barcelona e Hansi Flick

Guardiola tregon katër gjëra që i pëlqyen te Barcelona e Hansi Flick

Premier League
Akil Gjakova: Fatkeqësisht fati sportiv ma mori medaljen nga dora, por jo edhe ëndrrën që një ditë ta plotësoj synimin jetësor

Akil Gjakova: Fatkeqësisht fati sportiv ma mori medaljen nga dora, por jo edhe ëndrrën që një ditë ta plotësoj synimin jetësor

Xhudo
Kalo në kategori