Thirrja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për vrasjen e qenve të rrugës ka nxitur zemërim që analistët thonë se po kalon vijat politike në të gjithë vendin.
Siç njofton Zëri i Amerikës nga Stambolli, propozimi po ringjall kujtimet e errëta të së kaluarës së Turqisë.
Projektligji i qeverisë që parashikon grumbullimin e miliona qenve endacakë ka çuar në një sërë protestash.
Edhe sot kritikë e propozimit dolën në rrugët e Ankarasë duke kërkuar tërheqjen e tij.
Protestat kanë shpërthyer së fundmi në të gjithë Turqinë për shkak të një ligji të propozuar për të grumbulluar miliona qen endacakë.
Sipas ligjit, qentë do të vriteshin pas 30 ditësh nëse pronarët e tyre nuk paraqiten apo nuk gjenden pronarë të rinj.
“Ata planifikojnë t’i grumbullojnë në strehimore, të cilat ne i quajmë kampe vdekjeje. Prej kohësh është bërë një fushatë për të nxitur urrejtjen ndaj kafshëve endacake. Populli ynë që jeton prej shekujsh me qentë e rrugës, tani po bindet që këto kafshë duhen të zhduken”, thotë për Zërin e Amerikës, protestuesja Zulal Kalkandelen.
Legjislacioni i propozuar ngjall kujtime të një kapitulli të errët në të kaluarën e Stambollit.
Në vitin 1910, qentë e rrugës u mblodhën dhe u lanë në një ishull pranë qytetit për të vdekur nga uria.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i hedh poshtë shqetësimet e kundërshtarëve, duke thënë se kafshët endacake janë bërë një kërcënim për shoqërinë, duke shkaktuar aksidente trafiku dhe duke përhapur sëmundje.
“E vërteta është se një pjesë e madhe e shoqërisë dëshiron që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe rrugët tona të bëhen të sigurta, veçanërisht për fëmijët tanë. Nuk mund ta injorojmë këtë kërkesë”, thotë presidenti Erdogan.
Megjithatë, aktivistët thonë se ka mënyra për të trajtuar shqetësimet e njerëzve.
Avokatja Elcin Cemre Sencan është një nga organizatorët e protestës.
“Ka njerëz që shqetësohen nga këto kafshë, por zgjidhja nuk është t’i vrasim. Studimet kanë treguar se sterilizimi i kafshëve, veçanërisht i qenve, zvogëlon numrin e tyre, si dhe sulmet ndaj njerëzve”, thotë për Zërin e Amerikës zonja Sencan.
Partia e Presidentit Erdogan AK pësoi së fundmi një humbje të madhe në zgjedhjet lokale.
Kundërshtarët thonë se zoti Erdogan, me këtë propozim, mund të jetë duke bërë përpjekje për të rifituar përkrahjen e votuesve konservatorë, duke llogaritur se kundërshtimet ndaj ligjit për qentë e rrugës do të vijnë kryesisht nga opozita laike.
“Ne i dimë problemet tona; bota i di problemet tona, por ata duan të largojnë vëmendjen duke shfrytëzuar kafshët. Qentë nuk mund të flasin, ne jemi këtu për të qenë zëri i tyre”, thotë për Zërin e Amerikës, Eyup Cicerali.
Një sondazh i fundit thotë se më pak se tre për qind e turqve mbështesin vrasjen e qenve të rrugës, duke treguar se kundërshtimi ndaj propozimit kalon kufijtë politikë dhe fetarë.
Analistët paralajmërojnë se ligji për qentë e rrugës, që do të dërgohet në parlament në javët e ardhshme, mund të jetë një veprim i rrezikshëm për Presidentin Erdogan. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_20-6-380x233.jpg)
Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali
![A do të çojë sulmi me raketa i Hezbollahut në Izrael në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lcimg-102cc93d-39b9-42d2-b43c-0f368eaf720e-e1722195781637-380x233.jpeg)
A do të çojë sulmi me raketa i Hezbollahut në Izrael në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme?
![Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x627-1564611348356-380x233.jpg)
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?
![A do të çojë sulmi me raketa i Hezbollahut në Izrael në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lcimg-102cc93d-39b9-42d2-b43c-0f368eaf720e.jpeg)
A do të çojë sulmi me raketa i Hezbollahut në Izrael në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme?
![Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x627-1564611348356-380x233.jpg)
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?
![Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_20-6-380x233.jpg)
Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali
![Një i burgosur u godit 44 herë me thikë nga anëtarët e bandës - në një sulm të tmerrshëm që ka vënë në pah kushtet në burgun famëkeq në Nju Jorkut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_10-22-380x233.jpg)
Një i burgosur u godit 44 herë me thikë nga anëtarët e bandës - në një sulm të tmerrshëm që ka vënë në pah kushtet në burgun famëkeq në Nju Jorkut
![Çfarë parashikon propozimi i Turqisë për qentë endacakë dhe cilat janë reagimet e kundërshtuesve të tij?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-7-380x233.jpg)
Çfarë parashikon propozimi i Turqisë për qentë endacakë dhe cilat janë reagimet e kundërshtuesve të tij?
![Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_30-13-380x233.png)
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/beskallakuu-380x233.jpg)
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
![Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kosova-1-380x233.png)
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
![Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/distria-krasniqi-1212-380x233.jpg)
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
![Yamal po shndërrohet në një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-5-380x233.png)
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
![Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/millionaires-stock-gty-aa-191022_hpMain-380x233.jpg)
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?