LAJMI I FUNDIT:

Onana flet për gafat që bëri vitin e kaluar: Më kanë përmirësuar

Onana flet për gafat që bëri vitin e kaluar: Më kanë përmirësuar

Andre Onana ka qenë një nga portierët më të përfolur në botë sezonin e kaluar, për faktin se ka bërë shumë gafa duke pësuar gola qesharak.

Portieri i Manchester United, Andre Onana beson se përvojat hidhura të sezonit të kaluar do t’i shërbejnë që ai të bëjë më mirë në sezonin e ri.

Sezoni i parë i Onanës, që u transferua në ‘Old Trafford’ për shumën e 55 milionë eurove nga Interi verën e kaluar, u shënua kryesisht nga gabimet, që ishin të shpeshta dhe shumë herë vendimtare.


Ten Hag dhe Onana me fjalë të mëdha pas debutimit të Leny Yoros
Lexo po ashtu Ten Hag dhe Onana me fjalë të mëdha pas debutimit të Leny Yoros

Nga një prej gabimeve, Manchester United doli nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve dhe për trajnerin Eric ten Hag u ngritën shumë pikëpyetje, pasi ai la të lirë spanjollin De Gea për të sjellë në ekip pikërisht kamerunasin.

Onana u përmirësua pas Kupës së Kombeve Afrikane, megjithëse ai u fajësua për atë që u dëshmua të ishte goli ngushëllues i Manchester City në finalen e FA Cup majin e kaluar.

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal
Lexo po ashtu Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

“Viti i kaluar do të ndihmojë, 100 për qind për të qenë më mirë. Kur ndryshon ambient, shpesh të duhet kohë për të arritur të bësh më të mirën dhe të luash më mirë”.

“Gabimet janë pjesë e jetës dhe ata që marrin përgjegjësi, gabojnë shpesh. Manchester United është një klub shumë i madh dhe kërkohet shumë karakter për të luajtur këtu, cilësi që unë besoj se e kam”, u shpreh Onana. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori