LAJMI I FUNDIT:

Ish-zv.ministri i MPB: Do të ketë probleme të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë

Ish-zv.ministri i MPB: Do të ketë probleme të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, ka thënë se çështja e kthimit të kufomës së Faton Hajrizit në Kosovë nuk është e thjeshtë.

Zeka u shpreh se kjo për shkak se Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën. Sipas tij, Serbia do të tentojë ta shfrytëzojë situatën politikisht.

“Rasti është përtej procedurave. Kemi të bëjmë në raport me Serbinë. Po të ishte gjendje normale edhe vdekja normale do sillte probleme. Rasti si ka ndodhur, do ketë probleme për sjelljen në Kosovë. Serbia s’do t’i respektojë procedurat. Nëse i shohim në bazë të disa principeve ndërkombëtare, do të duhej që me një kërkesë nga Kosova nga Ministria e Drejtësisë, të sillet kufoma në Kosovë”, tha Zeka për RTV Dukagjini.


Ai më tej tha se “ballafaqohemi me thashetheme dhe me probleme që do zgjasin. Do kemi probleme për kthimin e kufomës në Kosovë. Problemet janë politike, Serbia do ta shfrytëzojë këtë rast. Ende s’ka filluar fushata e tyre, do e çojnë deri në Bruksel, do t’i akuzojnë shqiptarët”.

Zeka tha se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme dhe e përgatitur për çdo lloj skenari të Serbisë.

Ndryshe, avokati Arianit Koci, i cili po qëndron në Serbi me qëllim që të kthejë trupin e Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe, ka thënë se zyrtarët e Serbisë kanë kërkuar analiza shtesë për ta identifikuar trupin e  Hajrizit.

Koci ka thënë se autoritetet serbe kanë kërkuar që të bëhet analiza e pështymës së Faton Hajrizit për të parë lidhjen gjenetike. Kjo pasi sipas arsyetimeve të zyrtarëve serbë, shenjat e gishtërinjve janë përputhur pjesërisht dhe jo tërësisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori