LAJMI I FUNDIT:

Bujar Leskaj kundër Kodit Zgjedhor: Nëse e votojmë, kthehemi në noterë të Ramës

Bujar Leskaj kundër Kodit Zgjedhor: Nëse e votojmë, kthehemi në noterë të Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka dalë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Në fjalën e mbajtur në parlament, Leskaj theksoi se nëse opozita do të votojë ndryshimet e bëra do të certifikojë ndryshimet kushtetuese që Rama bëri legjislaturën e kaluar për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

“Nëse ne votojmë sot këtë Kod Zgjedhor, certifikojmë ndryshimet kushtetuese që bëri Rama më “kërpëratat” për të ndaluar koalicionet parazgjedhore. Nëse votojmë këtë kod pa lejimin e koalicioneve, shërbejmë si noterë të rëndomtë të Ramës”, tha Leskaj.


Leskaj bëri thirrje që PD të mos kthhet në një kënetë për të pranuar një Kod të ri Zgjedhor që dëmton opozitën në Shqipëri.

“Sistemi me lista të mbyllura u vendos se krijon stabilitet dhe nuk lejohej që të futen persona me precedent penal në lista si kandidatë, por kjo u rrëzua pasi Rama futi në Kuvend persona me precedent penal. PD nuk duhet të shëndërrohet në kënetë për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën”, nënvizoi deputeti i PD.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori