Drejtoria i Zhvillimit Ekonomik në Pejë, ka njoftuar për fillimin e Panairit Tradicional “Qëndro për fundjavë përjetoje Pejën”, i cili do të fillojë sot në orën 18:00.
Ky panair, i cili është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme në Pejë dhe në të gjithë Kosovën, synon të mbështesë agrobizneset dhe produktet vendore.
Sipas drejtorit të Zhvillimit Ekonomik të kësaj komune, Nasret Hajrizi i cili për Telegrafin ka thënë se të gjitha përgatitjet janë kryer dhe me anë të tij synohet prezantimi dhe ndihma bizneseve të cilat merren kryesisht me agrokulturë.
“Panairi do të fillojë sot, i cili është një panair tradicional nisur vite më herët dhe që është shndërruar në tradicional. Do të ketë aktivitete të ndryshme në të, do të fillojë nga ora 18:00 me hapjen dhe do të përfshijë prezantimin e mbi 20 bizneseve, kryesisht agrobiznese dhe biznese të cilat kanë nevojë të ju ndihmojnë”, tha Hajrizi.
Ai ka theksuar se panairi është organizuar për të mbështetur bizneset që përballen me vështirësi dhe për të ndihmuar në ruajtjen e ekzistencës së tyre.
“Ne si komunë dhe si drejtori e zhvillimit ekonomik e kemi parë të nevojshme që në një formë të organizojmë një panair të tillë për të ndihmuar sado pak këto biznese”, shtoi Hajrizi.
Po ashtu Hajrizi ka thënë se në panair do të prezantohen produkte artizanale dhe agrobiznese, me pjesëmarrës të tjerë nga biznese të ndryshme, por fokusi kryesor do të jetë tek agrobizneset dhe produktet vendore.
“Do të prezantohen produkte artizanale, agrobiznese dhe do të ketë edhe pjesëmarrës të tjerë të bizneseve të tjera, por kryesisht do të përfaqësohen agrobizneset dhe produktet vendore, ka thënë Hajrizi për Telegrafin.
Panairi nuk do të jetë vetëm një ngjarje biznesi, por edhe një mundësi për argëtim, sipas Hajrizit në mbrëmje, do të ketë muzikë argëtuese për të gjithë vizitorët, sidomos për bashkatdhetarët që ndodhen në qytet gjatë kësaj periudhe.
Ky panair ka ndihmuar gjithashtu në promovimin e Pejës si një destinacion turistik i denjë për vizitë dhe investime, veçanërisht për turizmin malor.
“Ne mendojmë se këto panaire do të ndihmojnë për atë arsye edhe kemi hyrë në këtë fazën e organizmit të panairit dhe këtë panair e kemi shndërruar në tradicional, përveç që do të ju ndihmojë bizneseve, do të ndihmojë edhe promovimin e Pejës si qytet turistik dhe qytet që ja vlen të vizitohet dhe investohet”, është shprehur Hajrizi./Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga
"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë