LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mete njofton përfundimin e dy koncensioneve, shërbimet i kthehen shtetit

Ministri Mete njofton përfundimin e dy koncensioneve, shërbimet i kthehen shtetit

Ministri i Financave Ervin Mete, njoftoi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, teksa foli në interpelancën e thirrur nga deputeti Agron Shehaj, se dy koncesione të dhëna nga Ministria e financave po shkojnë drejt mbylljes.

Mete tha se koncesioni për pullat fiskale dhe ai i markimit të karburanteve, do të përfundojnë së shpejti. Sipas tij koncesioni për markimin e karburanteve do të mbyllet në muajin gusht dhe tarifa e vendosur nga koncensionari do të hiqet duke sjellë uljen e çmimit të karburantit për qytetarët.

Sipas ministrit ky shërbim do të vijojë dhe kostot e vazhdimit do të mbulohen nga buxheti i shtetit.


“Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit”, njoftoi për herë të parë Ministri.

Gjithashtu, Mete nënvizoi se koncesioni i pullave fiskale, përfundon më 1 janar 2025.

Ky shërbim, sipas tij, do t’i kaloj shtetit me tarifa më të ulëta.

“Ky shërbim nga 1 Janari 2025 kalon në menaxhim shtetëror. Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori