Pasditen e së dielës, një shpërthim i një granate dore në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ka shkaktuar shqetësime të mëdha për sigurinë dhe stabilitetin në veri të Kosovës.
Si rrjedhojë e këtij shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale në dy vetura njëra me targa vendore, ndërsa tjera amerikane.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë duke filluar hetimet dhe ka arritur të identifikojë një person të dyshuar. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në Zubin Potok, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri radiolidhje dhe një veturë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj këtij akti.
Ai ka theksuar se “Serbia dhe qarqe të caktuara mike të saj nuk e dëshirojnë normalitetin e krijuar në atë pjesë të vendit tonë.”
Kurti shtoi se ky akt është një përpjekje për të destabilizuar situatën dhe për të krijuar tensione në rajon.
“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet.
Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës.
Kjo është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme. Por, rrugë tjetër nuk ka. Sundimi i ligjit dhe rendi publik, siguria dhe paqja, janë vlera themeltare dhe interes i përbashkët i shoqërisë dhe qytetarëve bashkë me shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Edhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka reaguar pas shpërthimit te Liqeni i Ujmanit. Ai ka deklaruar se nuk ka vend për panik dhe se situata është nën kontroll.
“Uroj që së shpejti të kapen aktorët e këtij shpërthimi dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Gjithashtu besoj që nuk ka vend për panik përderisa gjendja është nën kontrollin e plotë të organeve të rendit të Policisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Zeqiri.
Ky incident ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke kujtuar periudhat e tensionuara të së kaluarës.
Institucionet vendore po ndjekin nga afër zhvillimet dhe po bëjnë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim në hetimet e mëtejshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker